Më 25 prill takim i ri i Dimitrovit dhe Koxiasit me Nimicin në Vjenë

Athinë, 20 prill 2018 (MIA) - Javën e ardhshme, më 25 prill do të mbahet takim i ri në Vjenë i shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësuesin Nimic, publikuan një pjesë e mediave greke.
Sipas informacioneve të korrespondentes të MIA-s nga Athina, data përmendet në qarqet e gazetarëve në Greqi, por pa pasur konfirmim zyrtar apo përgënjeshtrim.
Portali informativ grek In, shkruan se takimi i ri planifikohet nën sekret të madh, por në mënyrë indirekte e lidh edhe me deklaratën e Koxiasit për radion 247 se nuk mund të arrihet marrëveshje deri në Samitin e NATO-s në korrik.
"Është shumë e mundshme bisedat e reja t'i referohen periudhës kohore, diçka që u përmend edhe pas takimit në Ohër" shkruan In.
Nikolla Dimitros dhe Nikos Koxias, siç veçmë është kumtuar pas takimit të tyre në Ohër të enjten e kaluar, do të takohen edhe në të dy konferencat te fqinji jugor, njëra më datën 3 dhe 4 maj në Selanik, tjetra një javë më vonë në Sunio.
Konferenca e parë rajonale me pjesëmarrjen e Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe nikoqirin Greqinë, e cila tashmë disa herë është mbajtur në formatin e njëjtë dhe ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar.
Më 11 dhe 12 maj, vendi Sunio 70 kilometra nga Athina, i njohur sipas Tempullit të Posejdonit, do të jetë nikoqir i Konferencës për ardhmërinë e Evropës.
Sipas informacioneve të korrespondentes të MIA-s, në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të katërshes së Vishegradit (Sllovakia, Çekia, Hungaria dhe Polonia) dhe katërshes ballkanike, gjegjësisht vendet anëtaret të BE-së nga rajoni (Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Greqia), si dhe shtetet kandidate për anëtarësim në Union mes të cilëve edhe Maqedonia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail