Pas reagimeve të shumta Xhezair Shaqiri u tërhoq nga funksioni në Qeveri

Shkup, 12 maj 2018 (MIA) - Xhezair Shaqiri, i njohur si "komandant Hoxha", i cili disa ditë ndodhet në qendër të vëmendjes në opinionin e Maqedonisë pasi që u bë bashkëpunëtor i jashtë i kryeministrit Zoran Zaev për luftë kundër radikalizmit, dje në një deklaratë për MIA-n konfirmoi se e braktis këtë funksion. Shaqiri ishte i angazhuar me kontratë të përkohshme për një vit me rrogë prej 36.000 denarëve në muaj.
"Shkaku për këtë qëndron në faktin se mediat në Maqedoni ngritën zhurmë të madhe për këtë emërim. Politikani i vetëm në Maqedoni që më ka dhënë njëfarë shanse është kryeministri Zoran Zaev dhe ai është i vetmi që e ka respektim tim. Nuk dua që për këtë shkak të pësojë Maqedonia në rrugën e saj për në BE dhe NATO. Nëse mendonin se është për para, gënjehen. Ja merrni prap, nuk më duhen", deklaroi Shaqiri për MIA.
Kryeministri Zoran Zaev më von dekalroi se me Xhezair Shaqirin, komandant Hoxhën, sollëm vendim të përbashkët për ta shkëputur marrëveshjen, me çka konfirmoi se Shaqiri nuk do të angazhohet si bashkëpunëtor i jashtëm në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
"Jemi transparentë për gjithçka. Qëllimi ynë ishte proces inkluziv dhe tejkalim i konflikteve nga e kaluara. Njerëzit të cilët shiheshin përmes thjerrës, tani punojnë për shtetin e tyre Republikën e Maqedonisë. Por njëherësh jemi edhe njerëz të cilët dëgjojnë, ndërsa reagimet ishin shumë të mëdha. Dëgjuam se çfarë thotë populli, çfarë tha opozita e cila gjithashtu ishte kritike ndaj kësaj çështje. Biseduam me Xhezair Shaqirin dhe së bashku sollëm vendim marrëveshjen ta shkëpusim", deklaroi kryeministri Zaev gjatë vizitës së sotme në Manastir.
Paraprakisht, pas informacioneve fillestare për emërimin dhe reagimeve për të, Xhezair Shaqiri në profilin e tij në Fjesbuk shkroi se " e ka marrë funksion që të mbijetojë".
"Nuk jam zgjedhur kryeministër, as parlamentar i parë. Është vetëm një funksion për të mbijetuar. Lloj lloj persona janë zgjedhur në qeveri në funksione të ndryshme dhe ju reagoni ndaj meje", ka shkruar Shaqiri i cili jeton në Tanushevc dhe në vitin 2001 ishte pjesëtarë dhe komandant i UÇK-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail