Urim nga kryetari i Kuvendit të RM-së Xhaferi me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Shkup, 16 maj 2018 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi dërgoi urim deri te pjesëtarë të konfesionit islam gjegjësisht deri te të gjithë që prej sot e fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin në të cilin praktikohet agjërimi, lutja, ndarja e ushqimit dhe fjala e bukur.
"Është muaji kur bashkohen familjet, takohen dhe ndajnë së bashku miqtë, ndërsa të panjohurit por jo edhe aq të lumturit, bëhen mysafirë të dashur dhe të çmuar në tryezën e përbashkët. Fryma e festës, me gjithë solidaritetin e vet hyn në çdo shtëpi, i përmbush zemrat me ngrohtësi dhe i udhëzon njerëzit kah bërja e veprave të mira. Për shkak se, nuk guxojmë të harrojmë se jo çdoherë janë të gjithë të lumtur, të shëndetshëm dhe të suksesshëm. Jo çdoherë jetojnë të gjithë në mirëqenie ekonomike dhe ardhmëri të sigurt", thuhet në urimin e Xhaferit.
Kryetari i Kuvendit të RM-së të gjithëve që do të agjërojnë iu dëshiroi shëndet të mirë, mirëqenie dhe qetësi shpirtërore për shkak se Ramazani është muaji i sprovës, le të jetë me lehtësi dhe me të mirë për të gjithë që agjërojnë ndërsa të gjithë të tjerët, të kenë mirëkuptim dhe durim për bashkëqytetarët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail