Anita Angellovska Bezhoska u zgjodh guvernatore e BPRM-së

Shkup, 21 maj 2018 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e 46-të e emëroi dr. Anita Angellovska Bezhoska guvernatore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM). Për të votuan 81 deputetë, të përmbajtur dhe kundër nuk pati.
Angellovska Bezhoska është gruaja e parë guvernatore e BPRM-së, ndërsa në këtë pozitë vjen nga pozita e zëvendësguvernatores në Bankë.
Koordinuesi i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev tha se ata do ta mbështesin kandidaturën e saj, e më pas me mbështetje u paraqit edhe koordinuesi i grupit të deputetëve të kryesuar nga LSDM, Tomisllav Tuntev. Deputetja Daniella Rangellova, e cila është edhe kryetare e Komisionit për mundësi të barabarta shfaqi shpresë që në këtë pozitë vjen një grua.
Presidenti Gjorge Ivanov e propozoi Angellovska-Bezhoska për guvernatore të BPRM-së pasi që paraprakisht i propozuari Dimitar Bogov u tërhoq nga kandidatura, pas kritikave nga shumica në pushtet.
Ivanov në propozimin e vet theksoi se Angellovska-Bezhoska, ecila vjen nga radhët e profesionistëve dhe strukturave udhëheqëse të BPRM-së, është zgjidhje për pozitën e guvernatorit, me çka do të vazhdohej kontinuiteti i punës pozitive dhe udhëheqjes së suksesshme të politikës monetare të Republikës së Maqedonisë.
Angellovska-Bezhoska tetë vite ishte në funksionin zëvendësgurvernatore e BPRM-së, e angazhuar për sferat e politikës monetare, hulumtimit dhe statistikës.
Prej vitit 2004 deri në vitin 2010 Angellovska-Bezhoska ishte ekonomista kryesore në BPRM. Njëherit, ka qenë e angazhuar në Fondin monetar ndërkombëtar në Uashingtonm në Sektorin për politika makroekonomike në vendet evropiane dhe në Sektorin për politika fiskale. Angellovska-Bezhoska ka marrë pjesë në disa misione negociuese të FMN-së për arritjeve të aranzhmaneve mes fodnit dhe vendeve-anëtare. Prej vitit 1996 deri në vitin 2004 ajo ka punuar në Ministrinë e Financave ku ka punuar në disa pozita, nga bashkëpunëtor profesionist për sistem financiar, këshilltare për përgatitje dhe ekzekutim të buxhetit, udhëheqëse e sektorit Trezor pranë sekretarit shtetëror të Minsitrisë së Financave. Angellovska-Bezoska u pajis me titullin doktore e shkencave në Fakultetin ekonomik në Lubjanë në vitin 2015, ndërsa tema e disertacionit të saj të doktoraturës është "Koordinimi i politikës monetare dge fiskale në Republikën e Maqedonisë".
Guvernator i BPRM-së në shtatë vitet e fundit ishte Dimitar Bogov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail