Xanakopulos: E përshëndesim pranimin e erga omnes, por më mirë është emri të dalë nga propozimet e Nimicit

Athinë, 21 maj 2018 (MIA) - Pala greke insiston në atë se zgjidhje më e mirë është një emër nga propozimet të cilat i parashtroi ndërmjetësuesi Methju Nimic në propozimet e tij, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dhimitros Xanakopulos, në intervistë për radion greke "Real fm".
Xanakopulos e përshëndeti pranimin e erga omnes, duke e theksuar si rezolutë pozitive dhe hap pozitiv nga takimi i dy kryeministrave, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
"Sa i përket emrit, nuk kemi arritur deri atje. Gjithsesi ekzistojnë propozime të cilat janë vendosur në tavolinë, por, megjithatë, pala greke insiston në atë se zgjidhje më e mirë është zgjedhja e një emri prej atyre që i ka parashtruar ndërmjetësuesi Nimic në propozimet e tij. Por, nuk kemi arritur deri atje, duhet të kalohet ende rrugë që të mund të bisedojmë për zgjidhje përfundimtare", thotë Xanakopulos dhe shtoi se gjithsesi se bisedohet edhe për 'propozimet e fqinjëve tanë, por megjithatë, negociatat funksionojnë në një kornizë konkrete dhe është mirë të jemi në atë vijë'.
"Ne e përshëndesim pranimin e erga omnes nga fqinjët, me përgjegjësi i vazhdojmë negociatat, diçka që nuk shoh që e ndanë dhe e bënë opozita dhe flas për opozitën pothuaj në përgjithësi," shtoi zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, duke drejtuar kritike deri te Demokracia e Re se nuk ka disponim të funksionojë në mënyrë konstruktive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail