Bogov: Shtatë vjet i kursit stabil të denarit dhe sistem bankar stabil

Shkup, 22 maj 2018 (MIA) - Kurs stabil i denarit dhe sistem bankar stabil, i cili shënoi rritje dhe zhvillim dhe normë të ulët interesi, që arriti nivelin më të ulët historik.
Vlerësim të tillë dha sot Dimitar Bogov për mandatin e tij shtatëvjeçar si guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, i cili skadoi dje.
Ai funksionin sot ia dha guvernatores të sapozgjedhur Anita Angelovska-Bezhoska.
"Në periudhën e viteve 2011-2017, shkalla mesatare e inflacionit në Maqedoni ishte 1.5 për qind, ndërsa në eurozonë 1.2 për qind, kursi i këmbimit të denarit kundrejt euros u mbajt në nivel stabil, ndërsa përveç atyre turbulencave të rregullta kishim edhe dy kriza të fuqishme, njëra ishte kriza debitore greke, ndërsa tjetra kriza politike e brendshme që kulmoi me sulmin spekulativ të këmbimit të devizave dhe stabilitetit të bankave", tha Bogov në konferencë për media para se t'ia dorëzojë detyrën guvernatores së re.
Vlerësoi se denari aspak nuk humbi nga konkurrenca në krahasim me euron, gjegjësisht, siç tha, nuk kishim në këtë periudhë ndonjë apreciacion të denarit, pikërisht për shkak se inflacioni u mbajt në nivel të ngjashëm si edhe në eurozonë.
Për gjendjen në sistemin financiar tha se u mbajt gjendje stabile dhe se sektori bankar me sukses u zhvillua dhe u rrit në këtë periudhë.
"Për shtatë vjet u realizua rritje e aktivës së përgjithshme të bankave, depozitave dhe kredive prej rreth 50 për qind. Mesatarisht rritja vjetore e kredive arriti rreth shtatë për qind. Depozitat kanë rritje të përgjithshme prej 55 për qind", tha Bogov.
Ai shtoi se rreziku kreditor në mënyrë të konsiderueshme është zvogëluar në këtë periudhë dhe përqindja e kredive të këqija prej 9,5 për qind në maj të vitit 2011 në prill të këtij vitit është zvogëluar në 5,2 për qind.
Është vërejtur edhe rritje e përftimit të bankave nga vitit 2010 deri në vitin 2017. Siç tha në vitin 2010 kthimi i kapitalit arrinte shtatë për qind, ndërsa pritet në fund të vitit të arrijë 20 për qind, që sipas Bogovoit me siguri është niveli më i lartë në tërë rajonin e EJL-së.
Bogov theksoi se përmes mbajtjes së stabilitetit të denarit dhe sektorit bankar është bërë deri diku edhe mbështetje e ekonomisë së Maqedonisë.
"Norma e interesit u ul në tre për qind në nivelin më të ulët historikisht. Gjithmonë mund të diskutohet dhe debatohet nëse ka pasur mundësi të ketë qenë më e ulët edhe mundeshe, por nëse nuk kishim krizë politike dhe nëse politikat fiskale ishin më të disiplinuara", tha Bogov.
Bogov shtoi se rritja ekonomike mesatare në vitet e fundit është 2,2 për qind dhe më e lartë nga mesatarja e BE-së ku arrin 1,3 për qind dhe theksoi se ajo do të ishte më e fuqishme nëse nuk kishim ngadalësim në dy vitet e fundit për shkak të krizës politike.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se kush ka qenë momenti më i keq në mandatin e tij si guvernator tha se me siguri kulmi i krizës politike dhe sulmi spekulues ndaj sistemit bankar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail