Nesër pagesë prej 14 milionë denarë subvencione për pemë, kultura kopshtare dhe subvencione shtesë për pjeshka dhe shalqi

Shkup, 22 maj 2018 (MIA) - Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nesër do të paguajë 14 milionë denarë subvencione për frutat e prodhuara dhe të dorëzuara në kapacitetet përpunuese, për kultura kopshtare të prodhuara dhe të shitura në kapacitetet përpunuese dhe për masat intervenuese për subvencione shtesë prej gjashtë denarë për një kilogramë pjeshka dhe dy denarë për një kilogram shalqi.
Nga kjo shumë rreth 2,5 milionë denarë janë për subvencione për pemë të prodhuara dhe të shitura në kapacitetet përpunuese të cilat do t'u paguhen 147 personave, ndërsa përafërsisht 1,2 milionë denarë masë intervente për pjeshka për 56 persona.
Rreth 9,3 milionë denarë janë për kulturat kopshtare prodhuese dhe të shitura në kapacitetet përpunuese për 278 persona dhe mbi 1,1 milionë denarë për masën intervente për shalqi për 26 persona.
Lidhur me realizimin e subvencioneve për masat nga Programi për mbështetje financiare të bujqësisë 2017, deri tani kanë paguar afër gjashtë miliardë denarë. Pagesa vazhdon edhe në periudhën e ardhshme, me dinamikë e cila garanton respektim të afatit ligjor për pagesë të tërësishme të subvencioneve për vitin 2017, gjegjësisht 30 qershorin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail