Angjushev: Qeveria do të bëjë përpjekje për hua të "Jugohrom"-it për filtrat për furrat

Shkup, 22 maj 2018 (MIA) - Qeveria përmes instrumenteve të Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit, në kuadër të kompetencave të saj, do të bëjë përpjekje që të sigurohen mjete në formë të huasë për "Jugohromin" me të cilin do të vazhdohet projekti për ndërtimin e sistemit për filtrim, kombinati do të ristartohet dhe punonjësit do të fillojnë të punojnë dhe të marrin rrogë.
Këtë e ka theksuar zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në takimin e sotëm me përfaqësues të menaxhmentit dhe organizatës sindikale të Jugohrom Alshar dhe përfaqësues të Sindikatës për industri, energjetikë dhe minierë, informoi pas takimit Kabineti i zëvendëskryeministrit.
Sistemi për filtrim është i domosdoshëm për marrje të leje të integruar A-ekologjike për punë të kombinatit dhe parakusht për ristartim të tij, që është potencuar nga ana e Angjushev.
Në mbledhje menaxhmenti kërkoi mbështetje financiare nga Qeveria duke pasur parasysh se për shkak të problemeve financiare të pronarit, procesi për ndërtimin e sistemit për filtrim zhvillohet me dinamikë të ngadalësuar.
Pronari i "Jugohrom" Vasko Skenderovski pas takimit deklaroi se Qeveria do të angazhohet të ndihmojë në përshpejtimin e procesit për ndërtim të filtrave dhe paralajmëroi se për katër deri pesë muaj furrat numër 7 dhe 9 të Kombinatit do të jenë me filtra të ndërtuara dhe do të fillojnë të punojnë në pajtim me memorandumin e nënshkruar vitin e kaluar.
Vlera e stacionit të filtrit, informoi ai, arrin 4 milionë e 170 mijë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail