Aktvendim për "Tankun" - Gjoko Popovski me 6,6 vite, Gruevski mori dy vite burg (PLT)

Shkup, 23 maj 2018 (MIA) - Ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski sot në Gjykatën penale Shkup u dënua me gjashtë vite e gjashtë muaj burg për lëndën e PSP-së "Tanku". I akuzuari i dytë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar me dy vite burg.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska duke e arsyetuar aktvendimin, tha se Popovski është fajtor për keqprëdorim të pozitës zyrtare, përderisa Gruevski për përfitim të dobisë personale dhe nxitje për kryerje të veprës penale.
Popovski dhe Gruevski në afat prej 15 ditëve pas hyrjes në fuqi të aktvendimit duhet ta kompensojnë dëmin e krijuar në këtë rast.
Sipas aktvendimit, lexuar nga gjykatësja Kacarska, Nikolla Gruevski ka ushtruar ndikim ndaj dy të akuzuarve të tjerë në mënyrë që nga Gordana Jankullovska ka kërkuar që MPB të blejë automjet udhëtues "mercedes", ndërsa Jankullovska, ndërkaq, e ka nxitur Gjoko Popovski që gjatë blerjes së automjetit ta favorizojë operatorin ekonomik "Mak Auto Star" SHPKNJ Shkup.
Gjykatësja Kacarska si rrethana vështirësuese për dënimin e Gruevskit tha se janë marrë parasysh pesë procedurat të cilat për të zhvillohen për vepra serioze penale. Përveç për "Tankun", për Gruevskin në Gjykatë po zhvillohen procedura edhe për "Dhunën në komunën Qendër", "Titanik", "Trajektorja" dhe "T.N.T."
Kacarska tha se kryeminsitri nuk guxon t'i nënçmojë qytetarët.
"Është nder të jesh bartës i funksionit publik, e posaçërisht kryeminsitër i cili duhet të kujdeset për interesat e qytetarëve. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të dinë se si shpenzohen paratë e tyre. Askush, aq më pak bartësi i funksionit publik, këtu para së gjithash kryemin istri, nuk guxon t'i n[nçmojë qytetarët siç ka bërë i akuzuari Nikolla Gruevski", tha Kacarska.
Ish-kryeministri Gruevski sot nuk erdhi në shqiptimin e aktvendimit për rastin "Tanku", por u përfaqësua nga mbrojtësit e tij Sanja Aleksiq, Dimitar Dangov dhe Boro Tasevski.
I akuzuari i parë Popovski, me pranga në duar nga Burgu hetues Shkup u soll në gjykatë. Ai dje, si ish-ndihmës ministër i Punëve të Brendshme, u dënua me nëntë vite burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lëndën e PSP-së "Treqind", për furnizimin e 300 automjeteve për MPB-në dhe menjëherë ishte nisur në paraburgim, me kërkesë të PSP-së për shkak të rrezikut nga ikja.
Për të akuzuarën e tretë Gordana Jankullovska, para një muaji procedura ishte ndarë dhe për të seanca është caktuar për më 28 qershor.
Para Gjykatës së re penale janë tubuar rreth 30 mbështetës së Nikolla Gruevskit, mes të cilëve janë edhe ishkryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, ish kryetari i komunës së Aerodromit, Ivica Konevski.
Gjykata është siguruar me kordon policor, ndërsa që prej mbrëmë është rrethuar me rrethojë metalike me çka është kufizuar lëvizja rreth ndërtesës së gjykatës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail