Në Maqedoni është hapur fabrika e parë për fotovoltaikë

Shkup, 23 maj 2018 (MIA) - Është hapur fabrika e parë në Maqedoni për prodhim të paneleve fotovoltaike solare dhe termale, investim vendor i kompanisë Piksel grup në partneritet me Solar pauer.
Në kapacitetin e ri në sipërfaqe prej 1.500 metra katrorë, locuar në rrethin e fabrikës së mëparshme "Rade Konçar" në Shkup, do të prodhohen 20 megavatë në vit panele fotovoltaike.
"Nëse në Maqedoni deri më tani janë instaluar 18 megavatë për 10 vitet e fundit, ne në Piksel jemi në mundësi pa problem të prodhojmë 20 megavatë për një vit. Nëse tregu kërkoi më shumë me intervenim të vogël për maksimum tre muaj mund ta ndarjmë kapacitetin në 40 megavatë në vit", tha sot në hapjen e fabtikës Goran Paunov, drejtor i përgjithshëm i Piksel Grup.
Ai paralajmëroi se deri në fund të vitit do të investojnë pesë milionë euro, dhe se numri i tashmë 20 punëtorëve të angazhuar do të rritet varësisht nga nevojat për vendosje të punës me dy dhe tre turne.
Sipas kryeministrit Zoran Zaev, Qeveria me ekip ekonomik arriti të krijojë ambient stabil dhe të volitshëm ekonomik dhe punon edhe më tutje që shumë investues të rinj vendorë të mund të ndjejnë siguri dhe të hyjnë në investime të reja.
"Përcaktim i Qeverisë është që nëm politikat energjetike ta rrisim prodhimin vendor të energjisë elektrike dhe t'i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet dhe potencialet natyrore që i kemi në disponim", tha Zaev, duke treguar se me Ligjin e ri për energjetikë mes tjerash hapen mundësi të reja që çdo amvisëri të ketë mundësi të instalojë centreal të vet fotovoltaik në kulmin e shtëpisë së vet dhe drejtpërdrejtë të prodhojë dhe shfrytëzojë energji elektrike nga dielli.
Siç potencoi, investimet e këtilla të larta teknologjike hapin pozita pune për kuadro të reja me arsim të alrtë. "Në këto reparte të reja prodhuese do të prodhohen panelë fotovoltaikë prej të cilëve më tutje do të prodhoeht enerfji elektrike nga dielli. Posaçërisht është i rëndësishëm kontributi që kjo kompani do të mund ta japë edhe në transferin e njohurisë dhe si kirijim të përparësisë së re konkurrente në tregun rajonal evropian, e pse jo edhe atë botëror", theksoi Zaev.
Paunov kumtoi edhe se disa kompani vendore me renome tashmë kanë bërë porosi për panelët e parë fotovoltaikë, akt me të cilin njihet rëndësia e brendeve vendore për zhvillim të ekonomisë.
Kapaciteti prodhues është hapur përmes partneritetit me furnitorë kryesorë të pajisjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail