Osmani: Orët e ardhshme janë kyçe, dallimet janë në interpretimin e së shkruarës

Shkup, 8 qershor 2018 (MIA) - Orët e ardhshme do të jenë kyçe për epilogun nga negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit, por ende është herët të thuhet se cili do të jetë epilogu, porositi sot zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Planin e ri reformues 18.
"Konsideroj se këto janë metrat e fundit të një maratone 25 vjeçare. Zakonisht metrat e fundit janë më kritike, të cilat mund ta konfirmojnë epilogun në drejtim pozitiv ose negativ", tha Osmani.
Zëvendëskryeministri konsideron se edhe te të dy palët ekziston vullnet për mbyllje të kontestit, ka angazhim aktiv në të gjitha nivelet në të dy qeveritë.
Sipas vlerësimit të tij, dallimet gjithnjë e më shumë janë në interpelancën e së shkruarës, se sa në parimet e përgjithshme që i thonë palët në biseda.
Osmani theksoi se të gjtihë miqtë ndërkombëtar na inkurajojnë, ndihmojnë dhe mundohen ta lehtësojnë kontestin.
"Konsiderojmë se është ideale arsyeja për mbylljen e çështjes, sepse me këtë do të na hapet procesi për inkuadrim në NATO, procesi për negociata me BE", tha Osmani dhe kërkoi mirëkuptim dhe vëmendje në këtë periudhë.
Theksoi se këto janë hapat e fundit kritik kur është shumë më lehtë punët të zhvendosen për shkak të ngarkesës së tërë procesit dhe emocionet të cilat mbisundojnë.
"Të jemi të kujdesshëm dhe të presim se cili do të jetë epilogu në orët dhe ditët e ardhshme", theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail