Cipras: Nuk mund t'i ndalojmë që të identifikohen si maqedonas

Athinë, 14 qershor 2018 (MIA) - Në marrëveshje qëndron vendim për shtetësinë dhe jo identitetin, sepse ne nuk mund ta ndalojë të drejtën e fqinjëve për t'u identifikuar si maqedonas, tha kryeministri grek Aleksis Cipras në intervistën e djeshme për televizionin shtetëror grek ERT , raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
"Atë që bën kjo marrëveshje është se nuk e nënvlerëson të drejtën për vetëvendosje, nuk mund ta bëjmë këtë. Ne nuk mund t'i ndalojmë që të identifikohen si maqedonas", tha kryeministri grek dhe shpjegoi se në marrëveshje termi maqedonas nuk ka të bëjë me historinë e Maqedonisë greke.
Lidhur me marrëveshjen, Cipras tha se Greqia, nuk dëshiron që t'i nënvlerësojë fqinjët, nuk dëshiron që të ketë fqinjë të cilët do të jenë të gjunjëzuar, nuk dëshiron që ky të jetë Traktati i Versajës".
Aleksis Cipras në intervistën për ERT-në disa herë e përdori frazën "tregtarë të patriotizmit" për ata që në të dy vendet e kundërshtojnë arritjen e marrëveshjes.
"Edhe unë edhe kolegu im, zoti Zaev, në këtë periudhë zhvilluam një luftë të vështirë, secili në vendin e vet të tejkalojë paragjykimet dhe opsesionet, që të mund të arrihet një marrëveshje, që besojmë se është në dobi të popujve tanë, sepse të dy konsiderojmë se ky është patriotizmi i vërtetë", shtoi Cipras.
Ai komentoi se opozitat në të dy vendet kanë pozicione identike, madje edhe deklaratat e tyre janë të ngjashme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail