Marrëveshja për qeveritë pozitive, për opozitat e dëmshme

Shkup, 14 qershor 2018 (MIA) - Prejse kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras konfirmuan se kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe i informuan qytetarët, partitë opozitare në të dy vendet shprehën revoltë rreth marrëveshjes, ndërsa presidenti i Republikës së Maqedonisë vlerësoi se marrëveshja me Greqinë është e dëmshme për Republikën e Maqedonisë, dhe se nuk do ta nënshkruajë.
Në deklaratën e Ivanovit ka reaguar Qeveria e Republikës së Maqedonisë me qëndrim se për të ardhmen e Maqedonisë nuk vendos Ivanov, por qytetarët.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me mesazh se tashmë është marrë vendim se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim, pasi që do ta zgjidhë kontestin për emrin me Greqinë dhe ky vendim është marrë në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, ndërsa tani pasi që marrëveshja është arritur ftesa do të arrijë kur do të finalizohen në dy vendet.
Marrëveshja sot është planifikuar të mbahet në seancë qeveritare dhe të deklasifikohet, ndërsa nesër ekziston mundësi të jetë edhe në rend të ditës në seancën e Parlamentit grek. Vijon edhe takimi mes të dy kryeministrave në të cilin duhet të nënshkruhet marrëveshja.
Tani pritet takimi i dy kryeministrave, që mund të mbahet më 16 qershor në Prespën e Vogël ku pritet që të nënshkruhet marrëveshja nga shefat e të dy diplomacive Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, por ende nuk ka konfirmim zyrtar të takimit.

Marrëveshjen dje kryeministri Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ia dorëzuan presidentit Gjorge Ivanov.
Takimi ishte i shkurtër, ndërsa Ivanov dje pasdite tha se nuk do të "legalizojë marrëveshje të paligjshme politike" dhe e akuzoi Qeverinë se nuk ka mbledhur fuqi që të ndërtohet qëndrimi i përbashkët dhe të arrihet konsensus kombëtar.
Konsideron se teksti i marrëveshjes është i dëmshëm për RM-në, sepse nuk parasheh vetëm ndryshim të emrit kushtetues, por edhe të preambulës së Kushtetutës.

"Qëndrimi im është përfundimtar dhe nuk do të më hezitojnë me kurrfarë presione dhe kërcënime, nuk do të përkrah dhe nënshkruaj tekst të tillë të dëmshëm", porositi Ivanov.
Qeveria sërish, në reagimin që ka vijuar, kumtoi se me keqardhje konstaton se presidenti Ivanov në fjalimin e tij deri te opinioni nuk ka arritur të ngrihet mbi pafuqinë e tij dhe ta shohë perspektivën që hapet para shtetit tonë me marrëveshjen që këto ditë e finalizuan dhe e dakorduan qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.
Në kumtesë Qeveria potencoi se presidenti Ivanov nuk ka ndjenjë të përgjegjësisë dhe ndërmerr veprime të manipulimit të palejuar me çka, siç është cituar, i bën dëm shtetit, qytetarëve dhe direkt vepron kundër përforcimit të identitetit të Maqedonisë.
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski dje në Qeveri pati takim të shkurtër me kryeministrin Zoran Zaev i cili ia ka dorëzuar marrëveshjen për zgjidhjen për kontestin me emrin, siç kërkoi ai më parë, ndërsa pas takimit deklaroi se si politikanë përgjegjës në momentin e dhënë kanë obligim t'u mundësojnë qytetarëve të RM-së ta realizojnë të drejtën demokratike dhe të marrin shans ta japin mendimin e tyre në raport të marrëveshjes.
Kjo marrëveshje e garanton të ardhmen e Maqedonisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së, theksoi Zaev në takimin dhe siç theksohet, duke i theksuar qartë Mickovski se edhe ata si opozitë duhet të mundësojnë shans korrekte që fjalën e fundit ta thonë qytetarët në referendum.
Zaev në takim ka dërguar porosi se subjektet politike duhet të bashkohen rreth idesë për referendum dhe për shkak të prioriteteve nacionale të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO.
Megjithatë Mickovski mbetet në qëndrimin se marrëveshja është e papranueshme për VMRO-DPMNE-në, sepse parasheh ndryshime të Kushtetutës për shkak të ndryshimit të emrit.
Përsëriti se kjo marrëveshje për të dhe për VMRO-DPMNE-në është kapitullim i Republikës së Maqedonisë.

"Ajo marrëveshje tani na është dorëzuar, VMRO-DPMNE-së. Nga kryetari i Qeverisë kam marrë informatë se gjatë ditës së nesërme marrëveshja do të kalojë në seancë qeveritare dhe do të deklasifikohet, ashtu që me siguri tashmë nga dita e nesërme opinioni do t'i kuptojë detajet dhe specifikat e përmbajtura në të. Ne së pari do ta shqyrtojmë marrëveshjen ashtu që do të komentojmë në ditët e ardhshme", tha dje Mickovski.
Dhe shtoi se Qeveria greke e përshëndet marrëveshjen dhe mundohet t'i sqarojë opinionit se marrëveshja nuk është në dëm të popullit grek, opozita kërkon nga Cipras të mos e nënshkruajë.
Në konferencë për shtyp për mediat në Moskë, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për emrin, e përdori emrin e ri "Maqedonia e Veriut".

"Politika e jashtme e qeverisë sonë është aktive, demokratike dhe më shumë dimensionale. Në këto korniza e kemi zgjedhur çështjen, e cila zyrtarisht ekziston tani 25 vite, e në të vërtetë të paktën 70 vite. Të ndërpritet kontesti me emrin me Maqedoninë e Veriut. Është pak si pjesë e kulturës në rajon që të grindemi për emra. Gjithsesi kanë ekzistuar edhe çështje me irredentizmin, të cilat me këtë marrëveshje i kemi përfunduar", tha Koxias pas takimit me Lavrovin.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Xanakupulos dje porositi se bëhet fjalë për fitore politike sepse zgjidhet çështja që e ka munduar vendin, por edhe Ballkanin mbi 30 vjet.
"Jam i bindur se me kalimin e kohës edhe ata të cilët nuk pajtohen apo shprehin kundërshtim, do të kuptojnë se bëhet fjalë për një kompromis të domosdoshëm politik dhe diplomatik, i cili edhe krahas kësaj është kompromis, plotësisht i mbron dhe i garanton interesat e vendit tonë", tha Xanakopulos dhe shtoi se dje ishte bërë një hap shumë i rëndësishëm për stabilizimin e rajonit më të gjerë të Ballkanit.
Ndërsa lideri i opozitës greke Demokracia e Re Kirjakos Micotakis dje kërkoi Intervenim nga presidenti i Greqisë, për marrëveshjen, para se të nënshkruhet të sillet në parlament.

"Ajo që dua të kërkoj nga Ju është shumë e qartë. Dua edhe ju të ndërhyni, siç do të veproj dhe unë, që kjo marrëveshje të arrijë sa më parë në Parlament, për çdo rast para se të nënshkruhet nga qeveria greke, për të vërtetuar nëse vetë Parlamenti ka besim në këtë marrëveshje. Ajo është minimumi të cilin Cipras mund ta sigurojë, nëse asgjë tjetër të respektojë Kushtetutën e vendit", theksoi Micotakis.
"Marrëveshja, sipas mendimit tonë është shumë problematike, jo vetëm se është në kundërshtim me qëndrimin e shumicës të popullit grek, sepse e shmang gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase, që për ne paraqet lëshim të papranueshëm kombëtar, por edhe për një arsye tjetër plotësuese. Z. Cipras nuk ka asnjë legjitimitet politik për të nënshkruar këtë dokument, nga momenti kur partneri i tij i koalicionit, qartë është kundër kësaj marrëveshjeje", tha Micotakis.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athinë, në Greqi, në qarqet gazetareske sa vjen e më shumë përmendet informacioni, për të cilin ende nuk ka vërtetim zyrtar, se opozita Demokracia e Re deri te kryetari i Parlamentit grek mendon të dërgojë kërkesë për votim të mosbesimit të Qeverisë. Kjo kërkesë, nëse konfirmohen spekulimet, mund të dërgohet nesër gjatë debatit dhe votimit të projektligjit të ri sa i përket kornizës afatmesme për strategji financiare për periudhën 2019-2022 apo të premten kur ndoshta do të mbahet seancë rreth marrëveshjes.
NATO tashmë ka marrë vendim se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim, pasi që do ta zgjidhë kontestin për emrin me Greqinë dhe ky vendim është marrë në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, ndërsa tani pasi që marrëveshja është arritur ftesa do të arrijë kur do të finalizohen në dy vendet.
Liderët evropianë, rajonalë dhe botërorë e përshëndetën arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për MIA-n, thotë se NATO tashmë ka marrë vendim se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim, pasi që do ta zgjidhë kontestin për emrin me Greqinë dhe ky vendi është marrë në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, ndërsa tani pasi që marrëveshja është arritur ftesa do të arrijë kur do të finalizohen në dy vendet.

"Deri në samitin e NATO-s, do të përpiqemi të gjejmë mënyrë të tregojmë se end qëndrojmë në këtë vendim se e njohim rëndësinë e marrëveshjes. Njëherit tani është me rëndësi që marrëveshja të finalizohet në Sofje dhe në Athinë. Marrëveshja është gjithëpërfshirëse dhe në vetvete i përmban të gjitha fazat e vendimeve të ndryshme, ratifikimeve, referendumit", theksoi Stolteberg.
Lidhur me ngjarjet politike në dy vendet, pasi që presidenti Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE shprehën mospajtime me marrëveshjen, ndërsa e njëjta ndodhi edh me opozitën greke, Stoltenebrg thotë se këto janë vendet demokratike dhe se gjithë procesi varet nga institucionet e tyre demokratike.
Bëri apel që dy vendet ta zgjidhin këtë çështje dhe ta shfrytëzojnë këtë marrëveshje historike.
"Vendimi i NATO-s është i qartë, zgjidhje për kontestin pastaj dërgim i ftesës, por që ta bëjmë këtë konkretisht dhe ta përshpejtojmë procesin duhet të jemi të sigurt që marrëveshja është e finalizuar, se është ratifikuar. Kjo është marrëveshje historike, moment historik, i rëndësishëm për të gjithë njerëzit të kyçur në të edhe për gjithë Evropën, sepse me të zgjidhet kjo çështje e rëndësishme, e cila ka qenë problem me dekada", theksoi Stoltenberg në intervistën për MIA-n.
Eurokomisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë, Johanes Han në një intervistë për MIA-n tha se subjektet politike në vendet demokratike duhet në mënyrë të ndërsjellë të dëgjohen dhe theksoi se shefi i shtetit në ndonjë mënyrë është model për shumë njerëz në një vend.

"Presidenti si i zgjedhur direkt ka pozitë speciale dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, ndryshe i bën dëm funksionit", porositi Han dhe dërgoi apel deri te opozita se ajo duhet me vëmendje ta studiojë marrëveshjen, duhet të diskutojë me Qeverinë, sepse bëhet fjalë për temë nga interesi nacional, e cila ka efekt të drejtpërdrejtë ndaj të ardhmes së vendit dhe perspektivës së tij euroatlantike.
"Pres, nëse e gjithë kjo tani nënshkruhet dhe dakordohet, se do të ketë impakt në përmbylljet e Këshillit dhe pres pas rekomandimit për negociata të fillojnë përgatitjet për fillim të negociatave", shtoi Han.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail