VMRO-DPMNE: Zaev i ka shitur interesat më të larta kombëtare

Shkup, 14 qershor 2018 (MIA) - Në reagimin e VMRO-DPMNE-së thuhet se opinioni grek dje e ka parë marrëveshjen që e pranoi Zaev. E pritur, sepse autoritetet e Republikës së Greqisë fqinje duan të lavdërohen me triumfin dhe mbrojtjen e interesave personale kombëtare.
"Marrëveshja e njëjtë ishte fshehur nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Zoran Zaev e ka fshehur duke u munduar të blejë edhe një ditë për mediumet dhe gazetarët në kontroll të tij ta bindin opinionin se humbja është fitore", thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së duke theksuar se marrëveshja për ndryshim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë paraqet kapitulim për Maqedoninë.
Në njoftim kjo parti edhe njëherë konfirmon se Zoran Zaev dhe LSDM nuk kanë përkrahje nga VMRO-DPMNE-ja, sepse VMRO-DPMNE është kundër marrëveshjes e cila është e dëmshme dhe e kundërt me interesat e Maqedonisë.
Sipas partisë, kjo marrëveshje është goditje direkte e themeleve të shtetësisë dhe e minon rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
"Tërë opinioni e ka parë se si Zoran Zaev nga opozita betohej në fëmijët e tij dhe paraardhësit se nuk do të pranojë ndryshim të emrit kushtetues. Tani nga pozita në pushtet Zoran Zaev pa turp e ndryshon qëndrimin e tij dhe bën dëm të pakthyeshëm.
Sipas VMRO-DPMNE-së me këtë marrëveshje siç e quajnë ata "kapitulluese" më së shumti humbin qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme.
"Kjo marrëveshje është fyerje dhe poshtërim për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues dhe do të kundërshtohet me të gjitha mjetet demokratike dhe juridike kundër kësaj marrëveshje kapitulluese", citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail