Maqedoninë në samitin në Bruksel e pret ftesën për në NATO

Bruksel, 11 korrik 2018 (MIA) - Njëzet e nëntë liderë nga Këshilli Veriatlantik sot, në ditën e parë të Samtit të NATO-s në Bruksel, do të arrijnë marrëveshje t'i dërgojnë Maqedonisë ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Këtë e porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë konferencës së djeshme për media në të cilën i potencoi temat të cilat do të jenë sot dhe nesër në tryezën e liderëve.
"Pres që pas marrëveshjes historike të arritur muajin e kaluar rreth kontestit për emrin do të ftojmë Shkupin të fillojë negociatat për anëtarësim. Kur të finalizohet dhe zbatohet marrëveshja do të mund të ftojmë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për tu bëri anëtarja e 30-të e NATO-s nën emrin e saj të ri, Republika e Maqedonisë Veriore. Ky është sinjal se porta e NATO-s mbetet e hapur", deklaroi Stoltenberg.

Pastaj, NATO do ta presë rezultatin nga referendumi për Marrëveshjen e Prespës të caktuar për më shtator apo tetor. Nëse ai është i suksesshëm dhe Marrëveshja pranohet nga qytetarët e e Maqedonisë, NATO do ta presë përfundimin e tërë procedurës për ratifikimin e Marrëveshjes.
Aleanca nuk pret bllokim në këtë procedurë të dërgimit të ftesës, posaçërisht pasi Greqia e hoqi postbllokun e saj para anëtarësimit të Maqedonisë. Një burim i lartë diplomatik në NATO kategorikisht pohon se aspak nuk ka pasur sinjal nga SHBA-ja se Uashingtoni do ta ndryshojë qasjen që t'i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, siç shkruante para pak kohe "Nju-Jork Tajms".
Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kej Bejli Haçinson dje konfirmoi se SHBA-ja dëshiron ta shohë Maqedoninë si anëtare e Aleancës, por porositi se për këtë duhet që qytetarët ta konfirmojnë Marrëveshjen me Greqinë në referendum.
Një burim i NATO-s, gjithashtu, deklaroi se Maqedonia nuk mund të anëtarësohet nëse dështon referendumi.
"Nëse nuk kompletohen procedurat, nuk presim konsensus për ratifikimin e anëtarësimit, marrëveshja përfshin edhe përmbylljen e procedurave që të konfirmohet se është zbatuar", thotë burimi.
Disa burime të larta diplomatike në NATO sqarojnë se Maqedonia dhe vendet kandidate duhet të dakordohen për plan inkuadrues në Aleancë i cili i përmban dy elemente.
"Përmes procedurave të njëjta kanë kaluar edhe të gjitha vendet kandidate që të anëtarësohen", thonë burime të NATO-s.
Elementi i parë ka të bëjë me kushtet e përgjithshme të zbatueshme për çdo vend kandidat. Nga ana tjetër këtu janë reformat të cilat kërkohen prej të gjitha vendeve, ndërsa nga ana tjetër janë obligimet financiare të vendit ndaj buxhetit të Aleancës. Elementi i dytë janë reformat specifike për vendin kandidat.
"Këto reforma diskutohen në vend, më pas vendi na jep plan për implementim, pas çka pason protokolli inkuadrues, të cilin duhet ta nënshkruajnë dhe ratifikojnë të gjitha vendet anëtare, sqaron diplomati shumëvjeçar në NATO.
Në Bruksel sot arrin kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Kryeministri do të ketë fjalim në konferencën "NATO-engages" që mbahet në margjina të Samitit, e më pas është i ftuar në darkën e të gjithë 55 liderëve të vendeve anëtare dhe vendeve partnere të cilat marrin pjesë në Samit.
Gjatë ditës së dytë të Samitit, në orët e hershme të paradites, është paraparë ceremonia me të cilën do të shënohet ftesa për Maqedoninë, ndërkaq pritet edhe konferencë e përbashkët për shtyp kreut të NATO-s Stoltenberg dhe kryeminsitrit Zaev.
Përndryshe, liderët e NATO-s, Samitin do t'ia kushtojnë para së gjithash buxhetit të Aleancës dhe investimeve të vendeve anëtare në arkën e përbashkët për mbrojtje, por edhe rolin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe përgjigjen e aleatëve të NATO-s ndaj kërcënimeve kibernetike.
Stoltenberg dje deklaroi se vlerësimet për shpenzimet në vitin 2018 janë inkurajuese dhe se secili vend anëtar, në krahasim me vitin 2014, i ka rritur shpenzimet për mbrojtje.
Shtatë vende evropiane ndajnë dy për qind të Bruto Prodhimit Vendor për mbrojtje, tha Stoltenberg, i vetëdijshëm se ky numër i vendeve nuk do t'i përgjigjet kërkesave të presidentit amerikan Donald Tramp, i cili kërkon nga të gjithë aleatët përqindjen e njëjtë.
Tramp në Tuiter dërgoi paralajmërim deri tek aleatët - "SHBA shpenzon shumë më shumë për mbrojtje se çdo vend tjetër. Ajo nuk është korrekte për taksapaguesit e SHBA", shkroi Tramp.
Stoltenberg dje pranoi se shpërndarja e ngarkesës nuk është e barabartë dhe shtoi se mund të ndodhë që në Samit të ketë debat të ashpër mes liderëve në këtë temë.
Të gjithë 29 vendet anëtare u zotuan se do të përkushtojnë 2 për qind nga BPV për mbrojtje më së voni deri në vitin 2024. Katër vende, SHBA, Britania e Madhe, Greqia dhe Estonia atë tanimë e bëjnë, ndërsa katër vende të tjera, Lituania, Letonia, Polonia dhe Rumunia do të arrijnë në këtë përqindje deri në fund të viti. Franca deri më tani ka ndarë 1,8 për qind, ndërsa deri në fund të vitit 2025 planifikon të arrijë dy për qind për mbrojtje.
Pakënaqësia e Trampit është drejtuar kryesisht në vendet e mëdha si Gjermania. Ekonomia më e madhe evropiane shpenzon 1,4 për qind nga BPV. Në këtë nivel gjenden edhe 15 vende.
"Progres ka, por rruga është e gjatë dhe duhet të dyfishohen përpjekjet, tha Stoltenberg dhe shtoi se aleatët nuk duhet të bëjnë atë për të pëlqyer amerikanët, por sepse është në interesin e tyre. Nevojitet për arsye se jetojmë në botë të paparashikueshme", tha njeriu i parë i NATO-s.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail