Shekerinska: Ditë historike për Maqedoninë

Bruksel, 11 korrik 2018 (MIA) - Maqedonia sot po e korrigjon atë që nuk arriti ta bëjë para dhjetë vitesh, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska para fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel.
"Sot është një ditë në të cilën mund ta korrigjojmë atë që nuk arritëm ta realizojmë në vitin 2008. Mendoj se madje edhe në debatet e sotme në nivel ministror të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes dhe në nivel kryeministrie, është e qartë se një nga vendimet me padyshim më pozitive në këtë samit do të jetë ftesa që do të marrë Maqedonia", tha Shekerinska para gazetarëve në Bruksel.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s, Shekerniska theksoi se kjo është një ditë historike për Maqedoninë, por e rëndësishme edhe për NATO-n.
"Sot të gjithë e shfrytëzojnë mundësinë ta urojnë Maqedoninë për përparimin e madh dhe i gjithë auditori na duartrokiti sepse janë të ndërgjegjshëm se kjo është një ditë historike për Maqedoninë, por gjithashtu e rëndësishme edhe për NATO-n", tha ministrja Shekerinska.
Ajo është e bindur se referendumi në Maqedoni do të jetë i suksesshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail