PDSH përshëndet vendimin e Samitit të NATO-s në Bruksel

Shkup, 12 korrik 2018
Partia Demokratike Shqiptare përshëndet vendimin e Samitit të NATO-s në Bruksel për dhënien e ftesës për anëtarësim të vendit në strukturën Verio-Atlantike.


Deklarata e Samitit të NATO-s në Bruksel për Siguri dhe Solidaritet Transatlantik qartë konfirmoi përcaktimin e vendeve anëtare të NATO-s për anëtarësim të plotë, përcaktim ky strategjik jo vetëm i PDSH-së por edhe i shqiptarëve.


Implementimi i Marrëveshjes për emrin me Greqinë, që nënkupton realizimin e obligimeve të marra, vazhdon të mbetet kusht për anëtarësim të vendit në NATO dhe PDSH-ja bashkë me faktorët e tjerë do të angazhohet maksimalisht në mënyrë që ky proces të përfundojë me sukses.


PDSH vlerëson se anëtarësimi në NATO nuk ka alternative tjetër dhe falënderon faktorin ndërkombëtarë për ndihmën dhe përkrahjen në realizimin e këtij përcaktimi.
Shërbimi për Informim-PDSH
____________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail