Tirana zyrtare uroi marrjen e ftesës për në NATO

Tiranë, 12 korrik 2018 (MIA) - Presidenti shqiptar Ilir Meta ia uroi Maqedonisë ftesën e marrë për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në NATO.
Në këtë rast, Meta ftesën e vlerëson si katalizator të mëtejshëm për sigurinë në rajonin e Ballkanit Peërndimor.
Përmes rrjetit social Twitter, Meta ka shkruar se samiti i NATO-s e ka përforcuar lidhshmërinë thelbësore të Aleancës përmes vendimet angazhuese për të gjitha vendet.
"Samiti, i NATO-s në Bruksel e ka përforcuar lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. E përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Meta.
Marrjen e ftesës e përshëndeti edhe kryeministri Rama.
"Duke e vlerësuar lartë marrëveshjen e arritur midis Shkupit dhe Athinës, Shqipëria e mbështet fillimin e procedurave për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut", shkroi Rama në fejsbuk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail