Prej nesër deri në fundjavë përsëri paralajmërime për shi dhe bubullima

Shkup, 13 gusht 2018 (MIA) - Në tre ditët e ardhshme duke filluar prej pasditës së nesërme në Maqedoni, siç lajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometerologjike (DPHM) përsëri do të ketë reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshëm, me bubullima dhe erë të fortë.
Nesër moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë dhe me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shirave të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të sillet prej 10 deri në 19, derisa temperatura më e lartë e ajrit do të sillet në interval prej 30 deri 36 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi perëndimor. Temperatura do të sillet prej 16 deri 34 gradë Celsius.
Të mërkurën dhe të enjten do të ketë mot jostabil në më shumë vende, ndërsa stabilizim i motit pritet të premten dhe të shtunën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail