Shënimi i Ditës së ARM-së, kreu shtetëror para MB-së

Shkup, 17 gusht 2018 (MIA) - Në prani të kreut shtetëror dhe ushtarak, përfaqësues të korit diplomatik dhe personalitete të tjera me renome sot para Ministrisë së Mbrojtjes do të mbahet ceremonia qendrore me rastin e 18 Gushtit - Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Fjalime të tyre do të kenë presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Presidenti me Dekoratë për shërbime ushtarake do t'i dekorojë batalionin e parë të mekanizuar të këmbësorisë nga brigada e parë e mekanizuar e këmbësorisë dhe batalionin për lidhje, ndërsa do të lexohen edhe urdhra për avancimin të eprorëve në akte më të larta të oficerëve, do të ndahen pllakate, distinktivë, mirënjohje për bashkëpunëtorë dhe organizata me të cilat bashkëpunojnë MB-ja dhe ARM-ja.
Në ceremoninë nga ana e ministres Shekerinska dhe shefit të SHM së ARM-së gjeneralnënkolonel Metodija Veliçkovski janë ftuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministra në Qeveri, deputetë në Parlament, ish-ministra të Mbrojtjes dhe shefa të SHM të ARM-së, gjeneralë të pensionuar të ARM-së, ambasadorët e atashetë ushtarakë të akredituar në Republikën e Maqedonisë, mysafirë të lartë nga shumë institucione.
Në varrezat e qytetit në Butel në Shkup në mëngjes shumë delegacione me nderime ushtarake do të vendosin kurora me lule në varrezat e partizanëve, në varrin e ish-presidentit Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneralit Mihailo Apostollski.
Qitje artilerike për nder me qitjen e 10 predhave artilerike do të realizohen sonte në orën 19 në kazermën "Ilinden" nga ana e njësitit të batalionit artilerik të ARM-së, me rastin e Ditës së Armatës. Paraprakisht, në periudhën prej orës 15 e deri në orën 18 do të realizohen qitje provuese artilerike në një qitje artilerike nga gjashtë armë artilerike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail