Në një zjarr në Konjare të Vjetër janë djegur 50 kokë gjedhe dhe mekanizëm

Strumicë, 17 gusht 2018 (MIA) - Dyzet lopë, dhjetë viça, një traktor, dru për ngrohje dhe mekanizëm tjetër bujqësor janë djegur mbrëmë në tre objekte në fshatin Konjare e Vjetër, komuna Novosellë.
Komandati i Njësitit të zjarrfikësve në Strumicë, Aleksandar Gudev , informoi se në shuarjen e zjarrit, kanë marrë pjesë automjete zjarrfikëse nga Strumica dhe Novosella me dhjetëra zjarrfikës.
Zjarri është vënë pasdite dhe është lokalizuar në mesnatë, ndërsa zjarrfikësit nuk kanë lejuar që të përhapet drejt shtëpive dhe objekteve fqinje.
Gjatë natës zjarrfikësit kanë mbetur në vendin e zjarrit që të mos vihet deri në rindezje të zjarrit për shkak të sasisë së madhe të sanës në objektet që janë në afërsi të objekteve të djegura.
Ekipe eksperte i hetojnë shkaqet e zjarrit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail