Objektiva për referendumin: Anëtarësimi në NATO dhe në BE garanton jetë më të mirë për të gjithë të rinjtë

Shkup, 11 shtator 2018 (MIA) - Të rinjtë kanë shans ta çojnë Maqedoninë përpara, anëtarësimi në NATO dhe në BE garanton jetë më të mirë për të gjithë të rinjtë, perspektivë të sigurt, shanse të barabarta për të gjithë, rritje të punësimit tek të rinjtë, zhvillim të frymës sipërmarrëse dhe arsim cilësor, porositën mbështetësit e referendumit në pjesëmarrjet publike të djeshme dhe në takimet me qytetarët.
Qasja deri tek programet rinore të BE-së për të rinjtë e Maqedonisë do të thotë mundësi për studim në universitetet më të mira në Evropë dhe zhvillim i aftësive të nevojshme për pjesëmarrje aktive në tregun e punës.

Përmes Erasmus mbi katër milionë të rinj nga Evropa, midis të cilëve edhe të rinjtë nga Maqedonia kanë mundësi për mobilitet akademik, fitim të aftësive, sport, trajnime, mësim për kultura të ndryshme dhe ndërtim i vlerave të përbashkëta evropian.
Përmes Fondit social evropian, Bashkimi Evropian investon mbi 70 milionë euro në punësim cilësor dhe të qëndrueshëm dhe mobilitet të punëtorëve.
Deri më tani BE-ja ka investuar 8,8 miliardë euro në Garancinë rinore për punësimin e të rinjve.
"Fondi evropian social ofron 70 milionë euro për punësim dhe mobilitet të të rinjve në shtetet, ndërsa deri më tani BE-ja në Maqedonia ka dhënë më shumë se 8.8 miliardë euro", deklaroi dje ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska gjatë vizitës në komunën e Rankovcës.
Mbështetësit e referendumit apelojnë deri tek të rinjtë të përfshihen, pasi që Maqedonia zgjedh të ardhmen.

Anëtarësimi në NATO dhe në BE do të mundësojë investime të reja të cilat do të hapin vende të reja të punës. Të rinjtë nuk do të ëndërrojnë të shkojnë jashtë Maqedonisë. Nuk do ta kërkojnë Evropën jashtë kufijve. Evropa do të jetë shtëpia jonë, ndërsa standardet evropiane përditshmëri e jona, thonë ata.
Kryeministri Zoran Zaev dje nga Velesi ka theksuar se ka bërë kompromis sepse vetëm përmes atij mund të shkojmë përpara, të dalim nga pika e vdekur dhe të presim përfitime dhe përparësi për të gjithë qytetarët.
Mbështetësit e referendumit "pro" thonë se shkalla e lartë e papunësisë ngadalë, por sigurt do të mbetet e kaluar.
Në Bullgari, për shembull paga mesatare është rritur për 550 euro pas hyrjes në BE dhe në NATO, ndërsa papunësia është ulur prej 17,2 për qind në 5,3 për qind, derisa në Rumani paga mesatare është rritur për 525 euro, ndërsa papunësia është ulur për 15,6 për qind në 4,3 për qind. Në Kroaci, ndërkaq, punësimi tek të rinjtë është rritur prej 26,4 për qind në 43 43 për qind.
Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018 pas ftesës për anëtarësim në Aleancën e NATO-s dhe progresin në negociata me BE-në, Maqedonia ka vërejtur derdhje rekorde të investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vlerë prej 327 milionë euro, që është tri herë më e madhe nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Është ulur edhe shkalla e papunësisë në 21,1 për qind, që është nivel më i ulët historik deri më tani. Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2018 janë realizuar 10 mijë punësime të reja të qytetarëve tanë që në mënyrë shtesë e përshpejton rritjen. Paga mesatare shënon rritje të vazhdueshme, ndërsa në qershor të këtij viti paga mesatare është për 6,1 për qind më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Me qasje të përkushtuar në zbatimin e politikave, me anëtarësimin e shtetit në BE dhe NATO papunësia do të ulët shumë shpejt, ndërsa pagat do të rriten edhe më shumë. Këto janë shkaqe të fuqishme që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni.
Mbështetësit e referendumit iu bëjnë thirrje të rinjve që të zgjedhin familjen evropiane dhe stabile në të cilën të gjithë do të jemi të sigurt, të mbrojtur dhe në të cilën do të kemi aleatë me të cilët së bashku do të shkojmë përpara.

"Gjenerata juaj e ka privilegjin që ta ndryshojë Maqedoninë nga e mira. Keni mundësinë e veçantë, një herë në 30 vite, ta merrni të ardhmen e Maqedonisë në duart tuaja dhe ta krijoni rrugën drejt suksesit përmes një hapi të thjeshtë - vota në referendum më 30 shtator", porosisin mbështetësit e referendumit.
Sipas tyre, secila votë është e rëndësishme dhe e nevojitur. "Dhe jo vetëm kjo, është e nevojshme të flisni, të inkurajoni, të motivoni. Ju thoni të afërmeve tuaj, shokëve, prindërve, gjysheve dhe gjyshërve - iu thoni se kjo është koha juaj dhe se duhet të zgjohen, të dalin për ju, për të ardhmen tuaj dhe për të ardhmen e Maqedonisë Evropiane, apelojnë ata të cilët janë "pro" Maqedonisë Evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail