Departamenti i Shtetit shfaqi shpresë për sukses në referendum

Uashington, 13 shtator 2018 (MIA) - Në vigjilje të vizitës së sotme të Ues Miçel, ndihmës-sekretar shtetëror për Evropën dhe Euroazinë në Maqedoni, Departamenti amerikan i Shtetit shfaqi shpresë për sukses në referendum dhe sërish e përmendi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Prespës.
Në një deklaratë për MIA-n, zëdhënësi theksoi se Departamenti i Shtetit theksoi se implementimi i Marrëveshjes me Greqinë do të mundësojë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s si Maqedonia Veriore.
"Kjo do ta lehtësojë hapjen ne bisedimeve për anëtarësim në BE, me çka do të kenë dobi dy vendet, e ajo është përforcimi i sigurisë rajonale dhe nxitja e zhvillimeve", qëndron në kumtesën dërguar MIA-s.
Më tej, nga Departamenti i Shtetit edhe një herë përsëritën se e mbështesin Marrëveshjen historike të Prespës dhe e vlerësojnë lartë vizionin e shprehur, inkurajimin dhe këmbënguljen e kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Në Shkup sot vjen ndihmës-sekretari shtetëror për Evropën dhe Euroazinë, ndërsa për fundjavën është caktuar vizitën edhe e sekretarit shtetëror për mbrojtje, Xhejms Matis. Dy të ftuarit e lartë amerikanë vijnë që të shprehin mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm dhe për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO.
Nga Shkupi, Miçel largohet për udhëtim në Athinë, ndërsa para se të udhëtojë në Maqedoni ishte për vizitë në Tbilisi, Gjeorgji.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail