Përfundoi dëshmimi i Shipoviqit, seanca e re më 16 tetor

Shkup, 10 tetor 2018 (MIA) - Pas dëshmive të Mirsollav Shipoviq ishte ndërprerë seanca e sotme në Gjykatën Penale për lëndën e PPS-së "Dhunë në Qendër". Seancë e re është caktuar për më 16 tetor, kur para Gjykatës duhet të dëshmojë Sasha Bogdanoviq.
Sot pasdite dëshmitari Shipoviq pyetjes së mbrojtjes iu përgjigj se si anëtar i LSDM-së ka marrë pjesë në shumë protesta, por se protestë të tillë të dhunshme nuk kishte parë
Theksoi se ka protestuar për ndryshimin e emrave të rrugëve në Qendër, për të cilën më vonë është gjykuar me kusht dhe për të cilën ka dorëzuar ankesë me ç'rast Gjykata e ka tërhequr vendimin.
Njëri prej të akuzuarve për "Dhunë në Qendër" tha se pas kësaj dëshmitari është diskredituar dhe nuk duhet të merret parasysh.
I pyetur nga Mile Janakieski se sa anëtarë të LSDM-së kanë qenë të organizuar që të marrin pjesë në protestat më 7 dhe 10 qershor, Shipoviq tha se ka pasur anëtarë të LSDM-së të cilët janë të punësuar në Komunën Qendër dhe kanë qenë së bashku me ta brenda komunës, por se nuk kanë organizuar kundërprotesta.
Nikolla Gruevski komentoi se prokurorja Fatime Fetai ka folur pa e marrë të drejtën e fjalës dhe ka qeshur kur gjykatësi tha se ajo është prokurore dhe mund të flasë në këtë fazë.
Gruevski ka qeshur për këtë ndërsa Fetai i është drejtuar me fjalët "jeni shumë të disponuar duke e pasur parasysh faktin se po ju afrohet koha".
Gruevski i tha se nuk ka nevojë të kujdeset për disponimin e tij, me ç'rast Fatimja u përgjigj se kujdeset edhe për shëndetin edhe për disponimin e të akuzuarve. Më pas filloi debati në sallën e gjykatës, Fetai u ngrit në këmbë dhe tha "kaloi koha kur nuk guxonte askush t'ia kthejë".
Gjykatësi bëri thirrje për qetësi në sallë, ndërsa disa prej të akuzuarve u drejtuan drejt opinionit me fjalët "tani edhe këtë ta publikoni".
Për rastin "Dhunë në Qendër" të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova si edhe nëntë persona të tjerë.
Në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënim me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, udhëhiqet procedurë e ndarë.
Të akuzuarit akuzohen për nxitjen e dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail