Selmani: Të drejtat autoriale duhet të respektohen për një gazetari më cilësore

Shkup, 15 tetor 2018 (MIA) - Njohje më të mirë të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë me të drejtat autoriale dhe mënyra si të mbrohen ata të drejta para institucioneve është qëllimi i publikimit të cilin sot e prezantoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë të hartuar nga autorët Ivan Breshkovski dhe Igor Markovski.
"Në fushën mediatike në Republikën e Maqedonisë ka shkelje masive të të drejtave autoriale të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë me të a.q. gazetari "kopi pejst" që drejtpërdrejt ndikon në statusin e keq social të gazetarëve.Për tejkalimin e kësaj gjendje nevojitet që gazetarët të edukohen për mënyrën si t'i mbrojnë të drejtat autoriale dhe të ngitet vetëdija te institucionet shtetërore për rëndësinë që të respektohen ata të drejta dhe se kjo drejtpërdrejt ndikon mbi cilësinë e gazetarisë dhe mbi lirinë e mediave", thotë kryetari i SHGM-së Naser Selmani.
Avokati Ivan Breshkovski, i cili së bashke me kolegun Igor Markovski është autor i analizës thekson se krahas përshkrimit të rregullativës vendore dhe të huaj në këtë fushë ajo ofron edhe prezantim të praktikave të organizatave gazetareske ndërkombëtare, të KE-së dhe të direktivave të BE-së të cilat duhet të implementohen në legjislacionin tonë. Janë theksuar edhe rekomandime për tejkalimin e problemeve në fushën e të drejtave autoriale përmes ndryshimeve në ligjin për të drejta autoriale me dhënien e analizës komparative me ligjin kroat, i cili është harmonizuar me praktikën evropiane me theks në mbrojtjen e të drejtave autoriale gjatë marrëdhënies së punës dhe menaxhimin kolektiv me të drejtat autoriale dhje të ngjashme.
"Avancimi i mbrojtjes së të drejtave autoriale është me rëndësi kur bëhet fjalë për respektimin e prodhimeve gazetareske përmes garantimit të pronësisë të teksteve gazetareske, fotografive dhe përmbajtjeve audio-vizuale dhe garantim të të drejtave të materialeve gjegjësisht interesat pronësore të autorit (gazetarit)", thotë Breshkovski.
I pyetur si deri te zbatimi i mbrojtjes së të drejtave autoriale të gazetarëve Selmani dhe Breshkovski janë unanim se kjo duhet të bëhet në Gjykatë përmes ngritjes së procedurave, për çfarë ekziston praktikë e vogël por pozitive edhe në vend.
Ai adresoi edhe në shembullin me paralajmërimin drejtuar nga fotoreporterët deri në disa media se mund të nënshtrohen në padi gjyqësore, një pjesë e madhe nga ato mediume të cilat e shfrytëzojnë a.q. gazetari "kopi pejst" dhe vjedhin fotografi filluan të përmbahen apo të bëjnë marrëveshje me fotoreporterët për blerjen e fotografive.
Publikimi "Ndikimi i ligjit për të drejtat autoriale dhe të drejtat e ngjashme punën e gazetarëve fotoreporterë dhe punonjësit mediatikë", financiarisht është mbështetur nga Fondacioni "Konrad Adenauer".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail