Është arrestuar një shkupjan për prodhim dhe shitje të hashashit dhe marijuanës

Shkup, 19 tetor 2018 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup me padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike kompetente - Shkup e dorëzoi personin N.SH (39) nga Shkupi i dyshuar se ka kryer vepër penale "prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve".
Siç kumtoi sot MPB-ja, më 17 tetor pas urdhrit gjyqësor të marrë paraprakisht, është bërë bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera tek i denoncuari N.SH dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe marrë një folie alumini me materie bimore, dy pako më të mëdha dhe dy të vogla, si dhe një qese me materie bimore e shtypur në forma të ndryshme, 10 pako me materie në formë të pluhurit të pashtypur mirë, një pako me materie pluhuri, disa paketime me gjithsej 27 tableta me ngjyra dhe forma të ndryshme, blender elektrik dhe enë plastike me mbetje prej materies së panjohur.
Gjatë bastisjes te N.SH, është zbuluar sasi më e madhe parash edhe atë 23 bankënota në vlerë prej 2.000 denarë, 56 bankënota në vlerë prej 1.000 denarë, 16 bankënota në vlerë prej 500 denarë. Pas ekspertizës së kryer është konstatuar se materiali në formë të shtypur me neto masë të përgjithshme prej 447 gramë paraqet hashash, ndërsa materia tjetër bimore me neto masë të përgjithshme prej 50 gramë paraqet marijuanë. Për materialin tjetër të dorëzuar në mënyrë shtesë do të kryhet ekspertizë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori publik kujdestar, prej të cilit janë marrë udhëzime për veprim të mëtejshëm, ndërsa N.SH. është privuar nga liria dhe është mbajtur për procedurë të mëtejme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail