Vazhdon gjykimi për “27 prillin”

Shkup, 12 nëntor 2018 (MIA) – Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po nxirren video materiale nga shtëpitë televizive të cilat raportuan në ditën e ngjarjeve në Kuvend.

Në seancat e kaluara u shqyartuan xhirime nga kamerat e sigurisë në Kuvend, nga korridori para zyres së ish-spikerit Trajko Veljanoski, korridoret që çojnë drejt dhe në hollin e sallës për shtyp në Kuvend.

Këshilli gjyqësor në lëndën “27 Prilli” javën e kaluar vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sashko Markovski, i cili për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ndohdet për mjekim në SPQ “8 Shtatori”. Procedura e ndarë për Markovskin do të vazhdojë pas një muaji, ndërsa paraprakisht gjykata do të kërkojë mendim për gjendjen e tij shëndetësore.

Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail