Maqedonia e fillon skriningun përgatitor për Kapitullin 24

Shkup, 12 nëntor 2018 (MIA) – Maqedonia sot e fillon skriningun përgatitor për Kapitullin 24 të titulluar “Drejtësi, liri dhe siguri”.

Delegacionin e Maqedonisë në Bruksel e kryeson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në cilësinë e kryenegociatorit dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me BE-në.

Siç informojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit, gjatë vizitës, Osmani do të mbajë edhe brifing joformal me përfaqësues të Grupit të punës pranë Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor (KOVEB), ku do të prezantohet edhe Plani 18, ndërsa do të realizojë edhe takim pune me Eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinje, Johanes Han.

Takimi do të zgjasë tri ditë, gjatë së cilave ekipet e ekspertëve do t’i shqyrtojnë shtatëdhjetë faqet e legjislaturës evropiane (acquis communautaire/aki) kushtuar këtyre temave. Burime diplomatike për MIA-n sqarojnë se bëhet fjalë për sferë të madhe, në të cilën diskutohen një sërë temash, si azili, migrimi dhe një sërë materiesh qytetare dhe penale.

“Sqarimi teknik i aki për kapitullin 24 do të mbahet prej 12 deri më 14 nëntor në Bruksel për t’i njoftuar vendet me legjislaturën dhe standardet e BE-së në këto sfera”, deklaroi për MIA-n, zëdhënësja Maja Kocijançiç.

Ajo përkujton se Komisioni Evropian e filloi punën e nevojshme përgatitore dhe “do të vazhdojë ta mbështesë Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në angazhimet e saj të arrijë rezultate të qëndrueshme veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sfera të cilat kanë impakt të rëndësishëm ndaj jetës së qytetarëve”, tha Kocijançiç.

Deri në fund të këtij viti duhet të mbahen edhe tre takime për skrining për kapitujt 3 (liria e shërbimeve), 5 (furnizime publike) dhe 32 (kontroll financiar). shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail