Protestë e VMRO-DPMNE-së në Shkup, regjim i posaçëm komunikacioni

Shkup, 28 nëntor 2018 (MIA) – VMRO-DPMNE-ja opozitare për sot pasdite në orën 17 ka paralajmëruar protesta të reja në qendrën e Shkupit, që i organizojnë një vit pas arrestimit të personave për incidentet e 27 prillit të vitit të kaluar, në Kuvend.

Për shkak të protestës, që do të filloj nga sheshi “VMRO”, ndërsa do të mbaroj para ndërtesës së Qeverisë, është vendosur regjim i posaçëm komunikacioni në qendër të Shkupit.

Pas seancës së Komitetit ekzekutiv javën e kaluar partia paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të organizojë protesta të cilat, siç kumtoi, do të pengohet rruga e pushtetit anti-nacional dhe kriminal.

Përmes protestës do të kërkojnë largimin e pushtetit, nga i cili qytetarët janë të revoltuar për shkak të “gjyqësorit të politizuar, procese politike, raste të shpikura, varfërisë, ekonomisë së dobët, arsimit të shkatërruar, bujqësi në rënie, shëndetësi të shkatërruar në të cilën njerëzit nuk besojnë, krimi në rrugë, korrupsioni në institucione”.

Pjesëmarrësit në protestë do të nisen nga sheshi “VMRO”, djathtas në rrugën “Dame Gruev”, drejtë përgjatë rrugës “Vasil Glavinov”, drejtë në bulevardin “VMRO”, majtas përgjatë bulevardit “Ilinden” deri para ndërtesës së Qeverisë.

Për shkak të regjimit të posaçëm komunikacioni, Ministria e Punëve të Brendshme dërgoi apel deri tek qytetarët për respektimin e urdhrave të cilat i jep policia. bi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail