Osmani: Maqedonia si dhe Ballkani në përgjithësi kanë pritje të mëdha nga kryesimi i Rumanisë me BE-në

Shkup, 18 dhjetor 2018 (MIA) – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Rumanisë, Xhorxhe Çamba, i cili qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë në prag të marrjes së Kryesimit me Këshillin e BE-së nga ana e Rumanisë nga janari i vitit 2019.

Në takim, siç citojnë nga S’E-ja, u hapën temat për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia në rrugën drejt anëtarësimit në BE, si dhe roli i Rumanisë, në veçanti gjatë kohës së kryesimit të tyre me Këshillin e BE-së nga gjysmë vjetori i vitit të ardhshëm.

“Rumania është mbështetësi i kamotshëm i Republikës së Maqedonisë, në veçanti për integrimet tona evropiane dhe euro –atlantike, edhe kjo vizitë e sotshme, në më pak se një muaj nga marrja e udhëheqësisë të BE-së nga ana e Rumanisë, paraqet tregues të qartë për mbështetjen që presim gjatë kohës së kryesimit të tyre me Këshillin e BE-së”, theksoi Osmani gjatë takimit.

Në vazhdim Osmani referoi për progresin e implementimit të marrëveshjes së Prespës për Planin18 dhe rolin e mbajtjes së impulsit reformues pozitiv të imponuar me Planin 3-6-9, si dhe për aktivitetet e tjera reformuese lidhur me implementimin e rekomandimeve të BE-së dhe organet përkatëse.

“Në samitet evropiane në korrik të vitit të ardhshëm, në skadimin e mandatit të kryesimit të Rumanisë me BE-në presim konfirmim të vendimit për fillimin e negociatave me të cilën Rumania do të shkruhet në historinë e Maqedonisë si vend nën udhëheqjen e së cilës BE do t’i fillojë negociatat me vendin”, theksoi Osmani.

Dy bashkëbiseduesit gjatë takimit këmbyen mendime edhe për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, për perspektivat euro- atlantike të gjithë Ballkanit, si element thelbësor në drejtim të stabilitetit të rajonit, si dhe në përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit të gjithë Evropës, ku dhe Osmani shprehu shpresën se interesi i deritanishëm i Rumanisë për Ballkanin do të vazhdojë me tempo më fortë, në veçanti në gjysmë-vjetorin e parë të vitit të ardhshëm gjatë kryesimit të tyre me Këshillin e BE-së në drejtim të verifikimit të perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail