Kompania telekomunikuese Telekom me rritje prej 5,1 për qind të fitimit neto në kuartalin e parë të këtij viti

Shkup, 9 maj 2019 (MIA) – Fitimi neto i kompanisë telekomunikuese Telekom në tre muajt e parë të vitit 2019 shënon rritje prej 5,1 për qind. Të ardhurat nga shitja janë rritur për 0,7 për qind dhe janë 2.519 milionë denarë ndërsa fitimi operativ para interesit, tatimimit dhe amortizimit (EBITDA) në fund të tre muajve të parë të vitit 2019 është zvogëluar ndjeshëm për 0,8 për qind në krahasim me vitin e kaluar, kumtoi sot Telekomi.

Në tre muajt e parë të këtij viti kompania arriti ta rrisë edhe pjesëmarrjen e abonuesve në telefoninë celulare për 1,2 për qind dhe numri i tyre i përgjithshëm është 1.188 abonues dhe pjesëmarrje prej 49,6 për qind në tregun e telefonisë celulare, sipas vlerësimit intern. Të ardhurat e shërbimeve jofolëse celulare në fund të tre muajve të parë të vitit 2019 janë rritur për 10,8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si rezultat i të ardhurave të rritura prej Internetit në celular dhe komunikacionit më të madh GPRS si edhe përdorimit të rritur të modeleve tarifore të të dhënave.

Nga TM njoftojnë se shënojnë rritje për 2,8 për qind të të ardhurave të internetit me shitje me pakicë. Në fund të tre muajve të parë të vitit 2019 ka rritje të abonuesve në internet me shtrirje të gjerë për 5,2 për qind, ndërsa numri i përgjithshëm është 197,5 mijë abonues. Të ardhurat nga televizion digjital nga ana tjetër janë rritur për 14,4 për qind. Kanë regjistruar edhe rritje prej 9,4 për qind të abonuesve IPTV dhe për 8,3 për qind të familjeve të mbuluara me optikë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Trendi pozitiv është i pranishëm në më shumë segmente të punës tonë. Kemi rritje të numrit të parapaguesve me internet me shtrirje të gjerë, abonuesve IPTV, në vazhdimësi e zgjerojmë edhe rrjetin optik me çka sigurojmë qasje në teknologjinë më të lartë dhe internet super të shpejtë. Në këtë drejtim, duke e ndjekur interesimin e abonuesve në periudhën e ardhshme do të fokusohemi në shërbimet konvergjente dhe do të insistojmë që rrjeti optik të bëhet i qasshëm për një numër më të madh qytetarësh në shtet. Mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës si bazë për zhvillimin e teknologjive të reja dhe shërbimeve”, deklaroi drejtori kryesor ekzekutiv i Telekomit, Nikolla Lushev. shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail