Zaev: Marrëveshja me Bullgarinë është për miqësi dhe bashkëpunim, jo për probleme dhe konfrontime publike

Shkup, 21 qershor 2019 (MIA) – Me Bullgarinë kemi nënshkruar marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim, jo për probleme dhe konfrontime publike. Jemi dakorduar se momenti i përbashkët nga e kaluara duhet të na bashkojnë, jo të na ndajnë, ka porositur sot përmes profilit të tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev.

“Përvojat e Komisioneve historike në mbarë botën dhe Evropë tregojnë se bashkëpunimi kërkon kohë, mund, durim, respekt dhe përkushtim të ndërsjellë. Por para së gjithash nevojitet ide e përbashkët që të shkojmë përpara. Ne e dimë se ajo ide është e gjallë dhe kemi dëshmuar se për çështjet më delikate mund të gjendet gjuhë e përbashkët, nëse dëshirohet. Miqësia patjetër të jetë e ndërsjellë”, thekson Zaev pas vërejtjeve publike nga përfaqësues zyrtar bullgar për punën e Komisionit të përbashkët për çështje historike.

E fundit ishte dërguar dje nga kryeministri bullgar Bojko Borisov në margjinat e Samitit në BE-së në Bruksel.

Borisov ka thënë se pala bullgare “ka bërë gjithçka” dhe se tani duhet që pala maqedonase në Komision të bëjë kompromise. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail