SPGPM: Zaev të ketë kujdes çka flet për gazetarët

14 gusht 2019

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë ashpër e dënon deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev në të cilën ai tregoi dozë të madhe të pakujdesisë ndaj gazetarit të paemëruar duke e quajtur “kapriçoz”. SPGPM konsideron se kur deklarata të tilla të papërshtatshme të orientuara ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, vijnë nga funksionarët më të lartë të shtetit, mund të interpretohen, perceptohen dhe të pranohen nga një pjesë e opinionit si hapje e frontit ndaj gazetarëve, rrezikim të sigurisë së tyre dhe kufizim të lirisë së shtypit dhe prandaj kërkon nga kryeministri Zaev të kërkojë falje. Theksojmë se në fillim të mandatit, qeveria e Zaevit premtoi luftë kundër sulmeve ndaj gazetarëve dhe është angazhuar për liri të shprehjes, por deklarata e djeshme e kryeministrit Zaev në tërësi është në kundërshtim me ato angazhime.

Edhe pse kryeministri Zaev nuk saktësoi për cilin “gazetar kapriçoz” bëhet fjalë, opinioni kuptoi se deklarata është e orientuar ndaj redaktorit Branko Geroski, i cili edhe vetë kumtoi se pas deklaratës ishte cak i rritjes së numrit të sulmeve dhe diskreditimit të rrjeteve sociale. Kjo dëshmon se politikanët dhe veçanërisht ata të funksioneve më të larta duhet të jenë të kujdesshëm gjatë deklaratave të tyre sepse një deklaratë e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme nga shkallë të paparashikueshme si ndaj individëve, ashtu edhe ndaj lirisë së shprehjes.

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail