Paqartësi ligjore se kush do të udhëheq me PSP-në pas arrestimit të Janevës

Shkup, 22 gusht 2019 (MIA) – Pas arrestimit të djeshëm dhe caktimit të masës së paraburgimit për Katica Janevën, mbetet e hapura çështja se kush do ta trashëgojë funksionin e shefit të PSP-së.

Prokurori publik Lubomir Joveski duke u përgjigjur në pyetjen tha se konform Ligjit, me të cilin është themeluar PSP-ja ende ka mandat dhe nëse Prokurori publik që e drejton këtë Prokurori pengohet, atëherë Këshilli i PP duhet ta konstatojë dhe menjëherë të caktojë u.d. prokuror që do të udhëheq.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shterjov konsideron se nuk mund të emërohet u.d prokuror special pa i skaduar mandati Janevës.

“Vetëm në një rast, Këshilli emëron ushtrues detyre. Atëherë kur një prokurori publik i ndërpritet mandati ose është i shkarkuar dhe Këshilli emëron ushtrues detyre nga radhët e prokurorisë. Nëse Janeva nuk është e shkarkuar dhe derisa nuk i ndërpritet mandati, nuk mund të emërojmë ushtrues detyre. Procedura për shkarkimin është paraparë me ligjin e PSP-së ku thuhet se nëse propozojmë ne, duhet të përgatitim raport dhe ta dorëzojmë në Kuvend, Komisionet ta shqyrtojnë dhe më pas Kuvendi të propozojë dhe ne të shkarkojmë”, ka shpjeguar Shterjov.

Ligji për PSP-në në nenin 18 thotë se prokurori publik mund të shkarkohet nga funksioni para skadimit të mandatit për shkak të kryerjes joligjore apo joprofesionale të funksionit. Nëse Këshilli i prokurorëve publik fillon procedurën e shkarkimit të prokurorit publik në afat të arsyeshëm duhet të dorëzojë deri në Kuvend raport për situatën faktike dhe bazat e shkarkimit. Raporti do të ishte i qasshëm për publikun përmes komisioneve në Kuvend, vetëm nëse ndonjë prej komisioneve nuk e anulon ose e pengon publikimin e një pjese të raportit, nëse e gjen të nevojshme të mbrohen të drejtat e çdo personi në raport ose të pengohet ndikimi i palejuar në çfarëdo ndjekje penale.

Në bazë të raportit të dorëzuar, ndërsa me propozim të Komisionit parlamentar për çështje dhe emërime dhe pas ujdisë paraprake të katër partive politike me më shumë deputetë, Këshilli me propozim të Kuvendit e shkarkon prokurorin publik. Kuvendi e vërteton propozimin për shkarkim të prokurorit publik deri te Këshilli i prokurorëve publik me dy të tretat e shumicës, përfshirë edhe shumicë të votave të deputetëve që i përkasin bashkësive që nuk janë shumicë.

Konform nenit 19 të këtij ligji, prokurori i shkarkuar publik i cili udhëheq me Prokurorinë publike mund të dorëzojë ankesë deri te Gjykata themelore Shkupi 2- Shkup për shqyrtimin e vendimit për shkarkim. Me vendim të gjyqit, prokurori publik mund të kthehet në punë ose të merr lloj tjetër të kompensimit. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail