Tusk para PE-së: Udhëheqësit evropianë kanë bërë një gabim të madh për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë

Strasburg, 22 tetor 2019 (MIA) – Kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, sot para anëtarëve të Parlamentit Evropian përsëriti se liderët evropianë bënë një gabim të madh javën e kaluar që nuk morën një vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Udhëheqësit evropianë kanë pasur një debat të nxehtë mbi zgjerimin.Pas një rekomandimi të qartë nga Komisioni Evropian, shumica dërrmuese e shteteve anëtare dëshirojnë që të jenë të hapura negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, megjithatë konsensusi i nevojshëm nuk u arrit. Sipas mendimit tim, ishte një gabim dhe u thashë udhëheqësve hapur dhe drejtpërdrejtë.Tani shpresoj se udhëheqësit do ta përmbushin përfundimin, dhe se ata do t’i kthehen kësaj çështje para Samitit në Zagreb në maj të vitit të ardhshëm”, theksoi Tusk para PE-së duke paraqitur konkluzionet e takimit të javës së kaluar të Këshillit Evropian në Bruksel.

Pritet që eurodeputetët në debatin e sotëm plenar të shprehin mbështetje edhe një herë për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.Grupet më të mëdha politike në PE tashmë e kanë bërë këtë në ditët e fundit.”Partia Popullore Evropiane, Partia e Socialistëve Evropianë, ALDE, Partia e të Gjelbërve”.

Përveç negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në seancën e PE-së do të rishikohen edhe konkluzionet e Këshillit të BE-së për Bregzit dhe ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri. ls/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail