Benzinat më të lira deri në një denar e gjysmë, dizeli më i shtrenjtë për gjysmë denari

Shkup, 30 mars 2020 (MIA) – Çmimet e benzinës në mesnatë do të ulen prej një denar deri në një denar e gjysmë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Në pajtim me vendimin më të ri, EUROSUPER BS-95 zvogëlohet për një denar dhe do të shitet me çmim prej 48,50 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 shënon zvogëlim për 1,50 denarë për një litër dhe çmimi i ri i tij do të jetë 50,50 den/lit.

Çmimi i ri i dizelit do të jetë 46 denarë për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri do të jetë 35 den/litër.

Çmimi i mazutit M-1 NS rritet për 0,153 den/kg në raport me çmimin e javës së kaluar kështu që ai tani do të shitet me çmim prej 18,891 den/kg.

Me vendimin më të ri KRRE bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,31 për qind në raport me çmimet e përcaktuara javën e kaluar. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e kaluar shtatëditore shënojnë ulje tek benzina mesatarisht për rreth 14,70 për qind, ndërsa tek dizeli rritje mesatarisht për rreth 0,93 për qind.

Komisioni Rregullator për Energjetikë çdo të hënë publikon çmime të reja të derivateve të naftës. shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail