Samit ballkanin onlajn në organizim të Këshillit atlantik

Uashington, 29 korrik 2020 (MIA) – Këshilli Atlantik nga Uashingtoni sot do të jetë nikoqir i onlajn Samitit të liderëve të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, në të cilin, sipas organizatorëve, do të marrë pjesë edhe presidenti Stevo Pendarovski.

Qëllimi i samitit është ndërmarrja e hapave praktik për arritje të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik rajonal, i cili duhet t’i ndihmojë rajonit të ballafaqohet me pasojat shkatërrimtare të pandemisë së Kovid-19 përmes rritjes së mundësive për zhvillim ekonomik.

“Pasojat e pritura sociale dhe ekonomike të pandemisë Kovid-19 ndaj Ballkanit kërkojnë aksion rajonal urgjent që të shmanget stagnimi ekonomik dhe jostabiliteti potencial që vjen me të. Kjo marrëveshje do të demonstrojë përkushtim të liderëve për nxitje të zhvillimit ekonomik përmes lëvizjes së lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përmes kufijve në rajon. Ai gjithashtu do të vendosë edhe plan të rëndësishëm për tërheqje të investimeve të huaja dhe përshpejtim të sistemimit efikas të mjeteve prej fondeve për tejkalim të pasojave nga Kovid-19”, citohet në kumtesën e Këshillit Atlantik.

Këshilli potencon se e organizon këtë Samit për partneritet të Ballkanit Perëndimor me qëllim që t’i lehtësojë dhe promovojë hapat konkret për integrim ekonomik rajonal që mund ta stimulojë rimëkëmbjen ekonomike pas Kovid-19, ta përforcojë konkurencën e rajonit në plan afatgjatë dhe ta rrit interesin e investitorëve për investime.

“Masat konkrete të dakorduara në Samit – të përfshira në nismat e përhershme rajonale dhe dialogje – do të dërgojnë porosi të rëndësishme politike për të ardhmen euroatlantike të Ballkanit Perëndimor në kohë të pasigurisë së rritur”, potencon Këshilli Atlantik.

Në Samit, moderator i të cilit do të jetë nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Dejmon Uillson, përveç Pendarovskit, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e kryeministrave të Shqipërisë Edi Rama, të Bosnja e Hercegovinës, Zoran Tegetlija dhe të Kosovës, Avdulla Hoti, si dhe ministrja malazeze e Ekonomisë Dragica Sekuliq. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail