Shahpaska dhe Filipçe: Kopshtet kanë kapacitet për përkujdes të plotë dhe të sigurt të fëmijëve

Shkup, 17 shtator 2020 (MIA) – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mbrëmë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizuan takim me një pjesë prindërve të cilët e shfrytëzojnë masën pushim i lindjes ndërsa të cilët reaguan për Vendimin e Qeverisë më 23 shtator 2020 të gjithë prindërit e fëmijëve prej 0 deri në 6 vjeç të kthehen në vendet e punës, për çka kopshtet fillojnë me punë më 9 shtator, kumtuan nga MPPS.

Ministrat kanë theksuar se Vendimi është sjellë në bazë të një analize serioze për sigurinë e fëmijëve në kopshte, në konsultim me Komisionin për Sëmundje Infektuese, si edhe në bazë të informacioneve se në institucionet publike për përkujdes dhe edukim të fëmijëve në tërësi po respektohet Protokolli për aktivitete në institucionet që në minimum e reduktojnë rrezikun e përhapjes së KOVID-19. Që këtu është e logjikshme pas hapjes së kopshteve, prindërit t’i kthehen procesit të punës.

Përfaqësuesit e një pjese të prindërve kanë informuar se druajnë për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe prandaj dëshirojnë ta anulojnë tregtimin e fëmijëve të tyre në kopsht deri në fillim të vitit të ardhshëm por se u duhet periudhë më e gjatë e adaptimit.

Ministri i Shëndetësisë, Filipçe theksoi se të gjitha Protokollet e parapara, përfshirë edhe atë për punën e kopshteve, janë definuar sipas rregullave të rrepta epidemiologjike dhe të gjitha kanë bazë mjekësore.

“E kuptojmë plotësisht brengën tuaj. Prandaj me kujdes po i qasemi secili vendim dhe për këto arsye për gjashtë muaj e vazhduam pushimin e lindjes. Por, sikurse edhe në të gjitha vendet në botë, duhet dalëngadalë t’i kthehemi normalitetit dhe prandaj me kujdes duke i ndërmarrë të gjitha masat parandaluese, kopshtet i hapim dhe krijojmë kushte prindërit të kthehen në procesin e punës”, porositi ministri Filipçe.

Nga ana tjetër ministrja Shahpaska ka informuar se në kopshte sipas informacioneve në terren ka hapësirë të mjaftueshme për grupet prioritare, gjegjësisht për fëmijët e nënave vetushqyese dhe për familjet në të cilat punojnë dy prindërit.

“Kopshtet kanë kapacitet për përkujdesin e plotë dhe të sigurt të të gjithë fëmijëve. Sipas Protokollit kemi para parë prioritet për ato familje të prindërve kryefamiljarë dhe me dy të punësuar, të cilët me të vërtetë kanë nevojë. Kopshtet kanë kapacitet prej 19.000 vende, ndërsa si prioritarë janë paraqitur 14.555 fëmijë. Kjo do të thotë se numri nga fillimi nuk ishte plotësuar në tërësi ndërsa kemi pasur edhe raste kur fëmijët nuk kanë qëndruar në kopsht, ndërsa ishin paraqitur si prioritarë”, theksoi Shahpaska.

Ministrat Shahpaska dhe Filipçe u kanë paralajmëruar një pjese të prindërve se vërejtjet e tyre do të përcillen në Qeveri. shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail