Osmani për vizitë në Lubjanë dhe Zagreb, tema e takimeve eurointegrimet e vendit

Shkup, 19 tetor 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot udhëton për vizitë zyrtare në Slloveni, ku do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Anzhe Logar. Në kuadër të vizitës në Slloveni janë paraparë takime edhe me presidentin Borut Pahor dhe me kryetarin e Parlamentit slloven, Igor Zorçiç.

Osmani, pas vizitës së sotme në Slloveni, do të udhëtojë nesër për vizitë pune në Zagreb Republika e Kroacisë, ku përveç takimit me homologun, ministrin e Punëve të Jashtme, Goran Grliq-Radman, do të realizojë takim edhe me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe disa takime në Parlamentin e Kroacisë.

“vizita e shefit të diplomacisë në vendet e rajonit ndodhë në prag të vendimeve të rëndësishme për perspektivën evropiane të vendit, në pritje të miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga MPJ-ja shtojnë se fokusi i takimeve pritet të jetë integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut, progresi i arritur i reformave dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke riafirmuar pritjet për mbështetje nga miqtë tanë për fillimin e negociatave brenda Presidencës gjermane me BE-në, deri në fund të vitit.

Në bisedime pritet të hapen edhe tema të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe ballafaqimi i përbashkët rajonal me sfidat e pandemisë KOVID 19. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail