ABM: Sistemi bankar i Maqedonisë stabil

Shkup, 28 tetor 2020 (MIA) – Sistemi bankar i Maqedonisë është stabil dhe marrja e lejes të një banke të vogël nuk e vë në pikpyetje stabilitetin e sistemit. Bankat dhe kursimoret vazhdojnë të kujdesen për klientët – kursyesit dhe shfrytëzuesit e kredive edhe në kushte të pandemisë-kovid. Në periudhën e numrit të rritur të personave të sapoinfektuar, anëtarët e Asociacionit apelojnë sa më shumë të shfrytëzohen kanalet elektronike për qasje deri te shërbimet bankare dhe pagesë me kartela të rrjetit të shitjes me pakicë. Në atë mënyrë zvogëlohen rreziqet për përhapje të pandemisë.

Ky është konkluzioni i Asociacionit bankar të Maqedonisë e cila mbajti mbledhje në të cilën është diskutuar për sistemin bankar dhe rolin e Bankës Popullore, ndërsa duke i ndjekur ngjarjet më të reja dhe diskutimet në opinion.

Në kumtesë citojnë se banka qendrore e pavarur dhe profesionale është një nga shtyllat e stabilitetit dhe sektorit bankar.

“Në periudhën e fundit jemi dëshmitarë të përpjekjeve për shkelje të qasjes profesionale të punës së Bankës Botërore. Me atë vendosen në pikpyetje edhe postulatet evropiane dhe standardet e larta ndërkombëtare të punës qendrore bankare, të cilat janë garancion për stabilitetin makrofinanciar. Prej këtu, Asociacioni bankar i Maqedonisë në emër të të gjitha bankave dhe kursimoreve në vend, duke shprehur brengë nga dukuritë e tilla, apelon deri te të gjithë faktorët shoqëror të mos lejohet të vjen në pikpyetje mënyra dhe vendndodhja e bankës qendrore, të cilat në pajtim me standardet evropiane dhe rregulloren janë të garantuara me ligj”, citojnë nga Asociacioni bankar i Maqedonisë.

Vlerësojnë se vlera e pavarësisë dhe profesionalitetit të Bankës Popullore, gjatë gjithë kohës shënohen nga institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe nga Banka Evropiane. Njëkohësisht, janë vazhduar vlerësimet e tyre të larta dhe pozitive për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të Bankës Popullore si dhe për harmonizimin e punës së saj të tërësishme me standardet më të larta dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Duke e përfshirë edhe gjatë kovid-krizës aktuale, kur edhe njëherë u konfirmua se Banka Popullore, në mënyrë thelbësore është shtylla e stabilitetit financiar dhe të tërësishëm makrofinanciar.

“Falënderim i maksimumit të investuar nga Banka Popullore, ekonomia e Maqedonisë deri tani arriti të përgjigjet në sfida të shumta dhe të mposhtë shumë episode të krizës. Nëse Banka Popullore nuk do ta jepte maksimumin e saj, në dekadat e fundit, ekonomia e Maqedonisë mund të përballej me shumë efekte negative dhe afatgjate nga ngjarjet që cilat e prekin dhe të cilat krijojnë pasiguri te subjektet ekonomike. Pa stabilitetin financiar dhe makrofinanciar të cilat me punën e tyre të suksesshme, profesionale dhe ligjore i garanton Banka Popullore, nuk mund të pritet as prosperitet i ekonomisë”, përfundojnë nga ABM dhe shtojnë se nuk duhet të harohet se pavarësia dhe profesionaliteti të cilat janë të rëndësishme për punën e sukseshme të bankës qendrore janë edhe parakusht i rëndësishëm për procesin eurointegrues të vendit, duke i marrë parasysh standardet evropiane dhe parimet, si dhe ligjdhënien evropiane, e cila në një pjesë të madhe është transpozuar në rregulloren e Maqedonisë.

Porosisin se banka qendrore e fuqishme dhe e pavarur është shtyllë e rëndësishme për stabilitet, rritje dhe zhvillim të çdo ekonomie dhe paraqet të mirë publike nga interesi i lartë për çdo shoqëri. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail