Boshkovski fton Mickoskin në debat

Shkup, 28 tetor 2020

Hristijan Mickoski, këto ditë dëgjoj se duke e fshehur pas njerëzve të tjerë më keni përmend në pres. Të përgjigjem me vonesë, sepse mbrëmë në Zagreb pata takim me investues potencialë për burime ripërtëritëse të energjisë, ndërsa sot jam në Grac në takim me investues të mundshëm në ndërtimtari dhe infrastrukturë.

Të gjithë këtë e bëj me shpenzimin tim, sepse paga nuk është mjaftueshme për një udhëtim jashtë vendit, por kjo gjithsesi nuk më ndalon t punoj për të mirën e atdheut, pa kërkuar asnjë qindarkë shpenzime shtesë.

Dhe këtu ne dallojmë – në veprimin tim dhe tëndin, të kujtohet, pohimi këmbëngulës, i paturpshëm dhe i pavërtetë se ke qenë vetëm këshilltar pro-bono i Gruevskit, në kohën kur ai me mbi 90 këshilltarë shpenzonte 1,73 milionë euro para të popullit.

Sikur të jetë vetëm kjo…Të kujtohet, për temën, ndërsa edhe për gjëra të tjera të rëndësishme para pothuajse një viti të ftova në TV debat – para të gjithë opinionit.

Epo, inkurajoju Mickoski – dil në debat me Lube Boshkovskin!.

Ndoshta do të befasohen anëtarët e DPMNE-s pas të cilëve fshihesh.

Të Bashkuar për Maqedoninë



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail