Gjendja me Kovid-19 kritike, Filipçe apelon të respektohen masat

Shkup, 8 nëntor 2020 (MIA) – Gjendja me Kovid-19 është kritike, ndërsa spitalet tashmë i plotësojnë të gjitha kapacitetet, porositi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u bërë apel qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Sipas buletini të djeshëm mjekësor, në spitalet në vend gjithsej janë hospitalizuar 973 të sëmurë apo pacientë të dyshimtë me Kovid-19. Për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të të infektuarve të rinj të cilëve u duhet hospitalizim, nga e shtuna pacientë me Kovid-19 filluan të pranojnë edhe klinikat interne të Qendrës Klinike në Shkup, ku ka 150 shtretër.

Siç informoi dje Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë bërë 2667 teste të Kovid-19, me çka janë regjistruar 978 raste të reja. Njëkohësisht, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 24 pacientë të shëruar, derisa kanë vdekur 26 persona të infektuar me Kovid-19.

Me këta numrat të fundit shifra e përgjithshme e të diagnostikuarve me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 39760, numri i pacientëve të shëruar është 23035, numri i viktimave është 1136, ndërsa numri i rasteve aktive është 15589.

Ministri i Shëndetësisë në porosinë për qytetarët paralajmëroi se para nesh me siguri është periudha më e vështirë në përballjen me pandeminë me Kovid-19.

“Kërkoj që të gjithë të jemi maksimalisht të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës. Virusi është i përhapur. Neglizhenca ose mosrespektimi më i vogël i masave të mbrojtjes mund të nënkuptojë infeksion. Ne kemi nevojë për mbështetje tani më shumë se kurrë në tetë muajt e fundit. Ajo që ne po kërkojmë si punonjës të shëndetit është me të vërtetë pak – vetëm për të mbrojtur shëndetin tuaj”, tha ministri Filipçe.

Ai potencoi se të gjithë ne po sakrifikojmë diçka nga jeta jonë këtë vit.

“Për disa prej nesh, sakrificë do të thotë më pak financa, punë të humbur, paaftësi për të parë të dashurit tanë. Për të tjerët, kjo nënkupton muaj dhe muaj punë të pandërprerë pa pushim. Për të tjerët, kjo sakrificë do të thotë shëndet i humbur ose jetë e humbur. Sa vazhdimisht i përmbahemi masave të mbrojtjes do të jetë vendimtare në sa më shumë sakrifica të bëjmë deri në fund të pandemisë. Të gjithë do të vendosin vetë nëse viktima e tyre do të jetë mbajtja maskës, mos grupimi, mbajtja e distancë, apo viktima do të thotë vazhdim i pasigurisë shëndetësore dhe ekonomike”, nënvizoi Filipçe.

Ai ka apeluar që kremtimet dhe festat që janë para nesh këtë vit t’i festojmë vetëm me më të afërmit dhe të mos ketë grupime nëpër shtëpi që të parandalohet përhapja e mëtejmë e infektimit me Kovid-19.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE edhe më tej insiston në dorëheqjen e ministrit Filipçe, duke e akuzuar se është përgjegjës “për të gjitha reagimet e vonuara dhe jetët e humbura”.

Në këtë u kundërpërgjigj LSDM, duke potencuar se të gjithë pacientët të cilët përmes mjekut të familjes janë dërguar në testim për Kovid-19 në shëndetin publik janë liruar nga pagesa e participimit për diagnostikim dhe trajtim.

Sipas të dhënave të djeshme në faqen “Uorldmeter” në botë deri më tani me Kovid-19 janë infektuar 50.377.799 persona, nga të cilët kanë vdekur 1.258.066, ndërsa janë shëruar 35.620.816. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail