Miratim sa më të shpejtë të kornizës negociuese dhe fillim formal të negociatave me BE-në

Shkup, 17 maj 2021 (MIA) – Mbetemi të përkushtuar në agjendën për reforma, me fokus të veçantë në prioritetet evropiane. Vazhdojmë edhe me aktivitetet për avancimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, kuptohet me fokus te Bullgaria, përmes zbatimit të planit të veprimit për intensifikimin e bashkëpunimit sektorial dhe mënjanimin e dallimeve që krijojnë mosbesim politik, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në video takimin me shefin e diplomacisë çeke Jakub Kulhanek, takimi i parë pas emërimit të tij.

Osmani me këtë rast theksoi se shpreson në vazhdimësi të dialogut edhe me Qeverinë e re në Sofje.

Bashkëbiseduesit shprehën pritje për miratimin sa më të shpejtë të Kornizën negociuese të Konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen formale të bisedimeve për aderim, në qershor të këtij viti, gjatë periudhës së kryesimit portugez me BE-në.

Osmani gjithashtu shprehu urime të sinqerta ndaj kolegut çek dhe i dëshiroi sukses në kryerjen e këtij funksioni të përgjegjshëm shtetëror.

Osmani gjatë bisedës u përqendrua në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe proceseve të brendshme politike të lidhura me agjendën tonë për reforma.

Ministrat shprehën kënaqësi nga intensifikimi i dukshëm i bashkëpunimit në shumë fusha të interesit të përbashkët: u bisedua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik.

Dy ministrat shprehën kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes; për bashkëpunimin e suksesshëm dhe pjesëmarrjen çeke në mbrojtjen e kufirit tonë jugor nga migrimi illegal.

Osmani shprehi falënderim për donacionet e deritanishme gjatë pandemisë Kovid-19.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail