Zaev: LSDM në raundin e dytë hyn në 36 komuna dhe Qytetin e Shkupit

Shkup, 18 tetor 2021 (MIA) – LSDM dhe koalicioni fitojnë në raundin e parë ose kanë epërsi serioze para VMRO-DPMNE-së në më shumë se 30 komuna dhe kuptohet në Qytetin e Shkupit, ka deklaruar kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai ka shtuar se në komuna ku do të ketë raund të dytë, kandidatët e LSDM-së dhe koalicionit kanë humbur numër të madh votash te partnerët e koalicionit të cilët në raundin e parë kanë vepruar në mënyrë të pavarur.

“Koalicioni i progresit po merr mbështetje serioze në raundin e dytë. LSDM hyn në raundin e dytë në 36 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Po hyjmë në betejë për fitore përfundimtare në të gjitha komunat e mbetura. Jam i bindur se në fund LSDM dhe Koalicioni do të kenë kryetarë komunash në më shumë komuna krahasuar me VMRO-DPMNE dhe Koalicionin e tyre”, tha Zaevi.

Sipas Zaevit, LSDM fitoi dhe fiton në Strumicë, Kriva Pallankë, Karposh, Qendër, Shuto Orizare, Koçan, Dellçevë, Krushevë, Resnjë, Dojran, Vallandovë, Makedonska Kamenicë, Bogdanci, Berovë, Krivogashtan, Probishtip, Pehçevë, Demir Kapi, Mavrovo-Rostushë, Çashkë, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Lozovë, Konçe, Haraçinë, Debarcë, Dollnen, Kumanovë dhe Shkup.

“Atje ku VMRO-DPMNE udhëheq dhe hyn si e para në raundin e dytë, shihni strukturën e votave dhe do të shihni se kandidatët nga partnerët tanë të koalicionit po marrin një numër serioz votash që natyrisht janë të koalicionit të progresit në raundin e dytë. Mbështetjen që morëm në raundin e parë është serioze. Ato janë qindra mijëra vota të popullit tonë. Ajo për ne është një detyrim dhe ne do ta përmbushim atë detyrim dhe nuk do të lejojmë që dikush ta kthejë vendin prapa. Para nesh është një betejë serioze”, tha Zaevi.

Në fakt, shtoi Zaev, për 0shkak të kësaj Mickoski kërkoi zgjedhjen e kryetarëve të komunave në raundin e parë, i vetëdijshëm për atë që do të ndodhë në raundin e dytë.

Sipas tij e qartë është porosia e popullit dhe atje ku kemi fituar dhe atje ku na kanë mundur.

“Populli do edhe më shumë punë dhe akoma më shumë rezultate. Ne do t’i sigurojmë ato rezultate me të gjitha kapacitetet tona. Por ato rezultate janë të mundshme vetëm me pushtetet lokale që shohin dhe duan të ecin përpara. Kjo është e mundur vetëm me një koalicion i cili çon përpara. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve, gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut, gjithë maqedonasve, shqiptarë, turq, vllahë, serbë, romë, boshnjakë – të gjithëve se beteja vazhdon, progresi po bashkohet sepse e keqja po kërcënon”, tha Zaevi.

Ai theksoi se koalicioni i partive që përbëjnë pushtetin qendror, ai është koalicioni qeveritar i përbërë nga LSDM, BDI, PLD, RDM, Besa, PDSH, Lidhja Boshnjake dhe parti të tjera, do të bashkohet dhe, siç tha, “do të hyjë në luftën për shumicën në numër më të madh të tashmë këshillave të zgjedhur në komuna në vend”. Ato janë shumica përmes të cilave janë prezantuar politikat përparimtare dhe demokratike të këtij koalicioni të mbështetur nga shumica dërrmuese e njerëzve.

Ai thotë se raundi i dytë do të përcaktojë kahen në të cilin do të lëvizë skena politike, por është i bindur se LSDM do të ruajë dominimin e saj në më shumë komuna. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail