
Shkup, 18 janar 2022 (MIA) – Fillimi i gjysmë vjetorit të dytë në shkollat fillore dhe të mesme shtyhet deri më 1 shkurt të këtij viti, kështu vendosi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e Qeverisë me rekomandim të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave dhe në pajtim me informacionet epidemiologjike që vendi është në kulmin e infeksionit.
Në përputhje me vendimin, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mësimi me prani fizike në shkolla vazhdon më 1 shkurt.
“Ky vendim nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe do të përfundojë më 10 qershor siç parashikohet në kalendarin për programin mësimor për arsimin fillor dhe të mesëm, sipas përshtatjes përkatëse të planeve mësimore”, thonë në MASH.
Ata u bëjnë thirrje prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve që gjatë pushimit t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen nga Kovid-19, si në shtëpi poashtu edhe në ambientet e hapura. fab/