Takim i parë i Komunitetit politik evropian, në tryezë Ukraina dhe kriza energjetike



Bruksel, 6 tetor 2022 (MIA) – Në Pragë sot për herë të parë do të mbahet takim i Komunitetit politik evropian, ndërsa në të do të marrin pjesë 44 liderë nga të ghjitha vendet e kontinentit në kuptim të gjerë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Nga Mbretëria e Bashkuar e deri te Azerbajxhani, Armenia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në Pragë sot do të takohen 44 delegacione që të diskutojnë për sfidat e mëdha, me të cilat po ballafaqohet kontinenti. Në takimin marrin pjesë edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku tema më e ndijshme janë shtrenjtimet dhe energjetika.

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia tashmë BE-së i kanë bërë me dije se u nevojitet ndihmë në ballafaqimin me krizën energjetike javën e kaluar në Sofje.

Një burim i lartë diplomatik për MIA-n deklaroi se plani është që t’u ndihmohet vendeve nga rajoni t’u bashkangjiten platformës energjetike të BE-së.

“Kërkesa për pjesëmarrje në platformën energjetike të BE-së për vendet e treta arriti që në mars, ky është qëllimi, pak u ngadalësua, por thirrja nga ana e Këshillit evropian është e qartë, atë e theksoi edhe presidenti i Serbisë Vuçiq, dhe duhet të ripërtërihet”, deklaroi diplomati i BE-së për MIA-n.

Platforma energjetike e BE-së, e cila filloi nga gjysma e parë e këtij viti, ka për qëllim t’u ndihmojë vendeve anëtare në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe të koordinohen për furnizim të energjensave përmes blerjes së përbashkët vullnetare të gazit dhe hidrogjenit. Kjo është një nga veglat të cilat duhet të ndihmojnë të zvogëlohet varshmëria nga gazi rus.

Kjo nuk ka të bëjë me çështjen e ndijshme me rrymë, për të cilën Maqedonia e Veriut po ashtu kërkoi ndihmë edhe nga Bullgaria fqinje edhe nga Komisioni Evropian, sipas modelit të ndihmës gjatë furnizimit të vaksinave kundër Kovid-19. Presidenti Pendarovski përmendi “fonde kompensuese” që të dëmshpërblehet shteti nëse duhet të blejë energji elektrike sipas çmimit në bursa.

Në këtë pyetje nga Komisioni Evropian për MIA-n u përgjigjën se “BE-ja ka interest të qartë që t’i përfshijë” vendet nga Ballkani Perëndimor në masat për zbutjen e pasojave nga kriza.

Përveç përfshirjes në platformën energjetike, Komisioni Evropian thotë se ka për qëllim të “përkushtojë kujdes të posaçëm” ndaj sektoreve, të cilat janë më të prekura nga kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Komisioni ka shprehur qëllim që të përkushtojë kujdes të veçantë në pasojat nga lufta ndaj sektoreve në planifikimin e IPA 3 dhe asistencës tjetër financiare përmes implementimit të Planit investues ekonomik për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë përmes përkrahjes për tranzicionin energjetik dhe diversifikimin e furnizimeve të energjsë në rajon”, qëndron në përgjigjen e zëdhënësit për energji, Tim Mekfi për MIA-n.

Ai shtoi se përmes Planit ekonomik dhe investues, përmes të cilit mund të mobilizohen deri 30 miliardë euro investime në vitet e ardhshme për tërë rajonin, mund të ndihmohet për përforcimin e përkrahjes në sferën e energjetikës. Për këtë Komisioni do të insistojë edhe në më shumë kritere të rëndësishme për BE-në.

“Fuqimisht do të theksohet integrimi i tregut energjetik, dekarbonizimit, energjisë së pastër, tranzicionit të drejtë, digjitazimi i rritur i sistemit, efikasiteti energjetik, duke përfshirë edhe modernizimi i ngrohjes qendrore, si dhe siguria energjetike, tha Mekfi, në përgjigje për atë se si Komisioni Evropian do të përgjigjet në kërkesat e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në ballafaqimin me krizën energjetike.

Energjia do të jetë një nga temat kryesore edhe të vetë vendeve anëtare të BE-së në samitin joformal të BE-së që do të mbahet në Pragë pas mbledhjes së Komunitetit Politik Evropian. Siç bëjnë të ditur diplomatët në Bruksel energjia dhe ekonomia do të jenë “tema shumë të rëndësishme” të samitit të BE-së. Po kërkohen mënyra që të garantohet furnizimi i lëndëve djegëse, të përforcohet solidariteti mes vendeve dhe të ulet konsumi. BE-ja flet edhe për kufizim të çmimit të gazit, por do të hapen temat edhe për ndihmën shtetërore, politikën fiskale konkurruese, etj, në kohë kur Evropa përballet me çmimet më të larta të lëndëve djegëse në krahasim me të gjitha rajonet e tjera në botë.

Në takimin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian sot në Pragë do të bisedohet edhe për Ukrainën, ndërsa fjalë do të marrë, përmes videolidhjes edhe presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski. Përveç Zelenskit në mbledhje plenare do të kenë fjalim edhe liderët e tre vendeve: Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Në Bruksel insistojnë se Komuniteti Politik Evropian nuk përfaqëson “satelit të BE-së”, dhe nuk është projekt i cili duhet të përjetohet si i sponzoruar nga BE-ja, por është mundësi që të takohen të gjithë liderët e kontinentit, pa dallim nëse janë anëtare të BE-së, që të shkëmbejnë mendime për çështjet dhe sfidat e mëdha.

Qëllimi është që kjo të jetë platformë për dialog për stabilitet, siguri dhe prosperitet në Evropë, ndërsa çdo vend ka prioritetet e tij. Për BE-në kjo është edhe porosi e rëndësishme për presidentin rus për unitetin e kontinentit evropiane derisa zgjat agresioni ndaj Ukrainës.

Rreth shqetësimit se bashkësia politike do të mund të bëhet zëvendësim për zgjerimin e BE-së, diplomatët sigurojnë se ky nuk është rast.

“Kemi vërejtur në samitet BE-Ballkani Perëndimor se jemi të fokusuar në procesin e zgjerimit dhe kjo merr pjesën më të madhe të vëmendjes dhe këtu duam të hyjmë më shumë në një diskutim politik me ata që janë larguar nga BE-ja, duan të anëtarësohen ose mendohen”, deklaroi një diplomat i lartë në BE për MIA-n, i cili edhe një herë përsëriti se bashkësia nuk është alternativë për anëtarësimin e plotë në BE dhe se procesi vazhdon i pandryshuar.

Duke pasur parasysh atë që kjo platformë “nuk është satelit i BE-së”, nuk pritet insistim i veçantë për Serbinë që të vendosë sanksione kundër Rusisë, por as nuk do të mungojë kjo çështje, thonë nga Brukseli.

“Ky nuk është proces në të cilin BE-ja është në qendër, ky është takim i vendeve anëtare dhe partnerëve ku pritet të shkëmbehen porosi, për disa vende sanksionet e Serbisë ndaj Rusisë janë kyçe, për të tjerë janë më pak të rëndësishme, presim të dërgohet porosi e fuqishme për harmonizimin dhe politikën e jashtme, presim edhe Serbia të sqarojë se pse sillet ashtu”, sqaron diplomati.

Idenë për Komunitetin Politik Evropian i pari e ka formuluar presidenti francez, Emanuel Makron, para disa muajve. Ky do të jetë takimi i parë i kësaj platforme. Qëllimi është që këto takime me 44 vende të mbahen rregullisht, dy herë në vit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail