Ulen çmimet e dizelit dhe mazutit



Shkup, 24 nëntor 2022 (MIA) – Çmimet e dizelit dhe të vajit për ngrohje nga sonte në mesnatë do të zvogëlohen për dy denarë për litër, ndërsa mazuti lirohet për 1,263 denarë për kilogram vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin bëhet zvogëlimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,5 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EURODISEL (D-E V) do të jetë 88 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 83,5 denarë, ndërsa Mazuti M-1 NS do të kushtojë 41,783 denarë për kilogram. Benzina EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 do të vazhdojnë të shiten për 86,5 dhe 88,5 denarë për litër.

Nga KRRE tregojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rënie të benzinës me një mesatare prej 1,789 për qind, te dizeli për 4,373, te ekstra vaji i lehtë për 4,239 dhe te mazuti 4,249 për qind. . Kursi i denarit kundrejt dollarit është më i lartë për 0,252 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail