Besimi: Tatimi i solidaritetit do të thotë përballje e përgjegjshme me krizën sot

Shkup, 1 shkurt 2023 (MIA) - Tatimi i solidaritetit i cili konsiderohet si tatim i njëhershëm dhe vlen vetëm për kompanitë më të mëdha, në radhë të parë ka efekt solidariteti dhe duhet të tregojë përgjegjësi shoqërore për të gjithë ne, si atyre që janë në politikë poashtu edhe komunitetit të biznesit. Përgjegjësia jonë është që ne të përballemi me krizën tani, e jo ta paguajnë brezat e ardhshëm.

Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi, në deklaratën për BloombergAdria, ku foli për reformën tatimore dhe pritshmëritë për rritje ekonomike.

“Tatimi i solidaritetit, siç quhet në propozimin e fundit dhe në vetë direktivën e BE-së, nuk është pjesë e reformës tatimore. Ai nuk synon rritjen e shpenzimeve të Buxhetit, por në Buxhetin tashmë të miratuar me këto mjete financiare shtesë do t’i zvogëlojmë deficitin buxhetor dhe borxhin publik, ndërsa ato do të shfrytëzohen vetëm për ballafaqimin me krizën. Ne, si gjeneratë, do të përballemi edhe me sfidat që i kemi sot. Ky është synimi i ligjit në fjalë, si zgjidhje e njëhershme, që rekomandohet nga BE-ja në rrethana të jashtëzakonshme, siç është tani në kohë krize” theksoi ministri Besimi.

Ministri duke theksuar se e gjithë kjo është në përputhje me Kushtetutën, ku përgjegjësia shoqërore është një nga dispozitat kushtetuese, tha se bëhet fjalë për tatim specifik, nga i cili mjetet do të destinohen në program të veçantë në Buxhetin për masat antikrizë.

“Kjo nënkupton se do të përcaktohet saktësisht se për çfarë destinimi do të shfrytëzohen këto mjete. Po ashtu, nëse BE-ja ishte e gatshme të japë grant prej 80 milionë eurove, i cili nuk është kredit por grant, ku këto para janë nga tatimet e qytetarëve të BE-së për ne, për ballafaqimin me krizën, atëherë edhe ne duhet të tregojmë më shumë vullnet të mbledhim mjete shtesë që ta financojmë atë. Dhe nëse nuk financohet në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ne do të duhet të marrim hua në këtë kohë kur norma e interesit në tregjet financiare është e lartë, çmimin për këtë do ta paguajmë jo vetëm ne, por edhe gjeneratat e ardhshme. Kjo është përgjegjësi e kësaj gjenerate, ndaj gjeneratave të ardhshme, jo vetëm e Qeverisë, por edhe e të gjithë politikanëve dhe komunitetit të biznesit, që t'i përgjigjemi sot asaj që po ndodh me ne, e jo t'ua bartim barrën gjeneratave të ardhshme", porositi ministri Besimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail