Knoc: Me rënien e Murit të Berlinit filloi bashkimi i Gjermanisë dhe Evropës

Shkup, 9 nëntor (MIA) - Rënia e Murit të Berlinit e simbolizon ndryshimin e madh historik në Evropë, fundin e luftës së ftohtë, të Evropës së ndarë dje rënien e sistemit komunist, theksoi ambasadorja gjermane Ulrike Knoc me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të berlinit.

"Në mbrëmjen e 9 nëntorit të vitit 1989, gjermanët ishin njerëzit mët ë lumtur në botë. Pamjet nga ajo ngjarje ende zgjojnë emocione të fuqishme, por jo vetëm tek gjermanët. Ato e tregojnë rënien e Murit të Berlinit i cili u bë simbol i trimërisë, lumturisë dhe shpresës. Ai e shënon ndryshimin e madh historik në Evropë, fundin e luftës së ftohtë, fundin e Evropës së ndarë dhe rënien e sistemit komunist", tha ambasadorja Knoc në fjalimin para studentëve në Universitetin Amerikan Kolexh - Shkup.

Të gjitha këto ngjarje, nuk janë vetëm pjesë e historisë gjermane, por edhe të asaj evropiane. Knoc e përshëndeti edhe praninë e ambasadorëve të Hungarisë, Çekisë, Sllovakisë, Polonisë, vende nga i ashtuquajturi Grupi i Vishegradit, të cilët, siç tha ajo, ishin lojtarë aktivë dhe patën rol kyç në rënien e Murit të berlinit.

"Ne gjermanët me këto vende e ndajmë historinë e gjatë mbi një mijë vite. Ndjejmë keqardhje që shekulli i kaluar nga historia jonë ishte fatkeq, përplot me luftëra, gjenocid, pastrim etnik dhe ndarje, për çka në pjesë të madhe përgjegjësia është e Gjermanisë. Por, jam e lumtur që në fund të atij shekulli ndajmë një histori të lumtur", tha ambasadorja gjermane.

Pas dështimit që e pësoi në Luftën e Dytë Botërore, Gjermania në vitin 1945 u okupua nga katër fuqitë e mëdha - SHBA-ja, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca. Në vitin 1949, Gjermania ishte e ndarë në atë lindore - Republika Demokratike e Gjermanisë dhe atë perëndimore - Republika Federale e Gjermanisë. I njohur edhe si "muri i turpit", Muri i Berlinit u ngrit në vitin 1961, për t'u penguar qytetarët e Gjermanisë Lindore komuniste të ikin drejt Perëndimit.

Njëzetvjetori i rënies së Murit të Berlinit, sot në Berlin shënohet me disa qindra manifestime, ku do të marrin pjesë liderët nga mbarë Evropa dhe SHBA-ja.

Solemniteti qendror do të mbahet para Portës së Branderburgut, simboli i Berlinit, deri ku shtrihej "muri i turpit", ku pritet të tubohen rreth njëqin mijë njerëz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail