Prej dje janë konfirmuar edhe 14 persona të infektuar nga gripi i ri i tipit A (H1N1)

Shkup, 10 nëntor (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 rezultate të reja pozitive të tipit të ri të virusit A (H1N1).

Prej tyre pesë janë nxënës nga gjimnazi "Nikolla Karev", dy janë nga shkolla e mesme hotelierike "Llazar Tanevski" dhe nga një nxënës të gjimnazit "Josip Broz Tito" dhe nga shkollat fillore "Goce Dellçev" dhe "Vëllezërit Milladovci". Të tjerët janë persona të rritur prej të cilëve një pjesë kanë udhëtuar jashtë vendit, por janë pa të dhëna epidemiologjike për udhëtim jashtë shtetit.

Gjatë ditës së sotme, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, takim të rregullt ka mbajtur Komisioni për grip pandemik, i cili rekomandoi që nxënësit e gjimnazit "Nikolla Karev", të cilët janë kthyer nga ekskursioni në Budapest të mos ndjekin mësim në periudhë prej shtatë ditëve të ardhshme.

Komisioni në takimin e sotëm vendosi që të anulohen të gjitha ekskursionet e planifikuara të nxënësve në shtet dhe jashtë shtetit dhe vlerësoi se nuk ka nevojë për mbajtje masive të maskave për shkak se nuk ka arsye epidemiologjike.

Prej atje njoftojnë se maska duhet të mbajnë nëpunësit në shëndetësi gjatë kontrollit dhe mjekimit të pacientit, si dhe personat me simptome të gripit gjatë vizitës te mjeku ose personi, i cili kryen përkujdesje të pacientit në kushte shtëpiake.

Rekomandim nga Komisioni është që secili i sëmurë me simptome të gripit të mos merr pjesë dhe të mos vizitojë tubime masive dhe t'i respektojë rekomandimet e mjekut për mjekim dhe për izolim shtëpiak.

Në Klinikën për sëmundje infektive gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar gjithsej 82 pacientë, prej të cilëve vetëm pesë janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë kontrolluar nëpër ambulanca dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Gjendja shëndetësore e të gjithë personave të hospitalizuar është stabile dhe po përmirësohet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail